Damian Gjiknuri drejtuesi i ri i qarkut të Elbasanit dhe njëherazi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste ka qenë i pranishëm në festën e ngritjes së flamurit në Elbasan. Në këtë aktivitet ka rënë në sy mungesa e deputetit të PS, Taulant Balla.
Gjatë kësaj vizite Gjiknur ka dhënë një prononcim për mediat dhe është pyetur nga gazetarët se pse sot pranë tij nuk është Taulant Balla dhe nëse ky fakt ishte mesazh për të.
Gazetari: Sot për herë të parë nuk shoh Taulant Ballën. Është ky një mesazh që nuk ka më punë me Elbasanin që ky tashmë është territori i Gjiknurit?
Damian Gjiknuri: Pyeteni zotin Balla. Mos më bëni më pyetje të tilla.
Më parë drejtues qarku i PS për Elbasanin ka qenë Taulant Balla, i cili u zvendësua nga kryeministri Rama me Damian Gjiknurin. Balla tashmë është drejtues i qarkut të Fierit.