Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në autobusë e trena vetëm me test ose vaksinë,Gjermania fut ligjin e ri antiCovid

2021/11/24 at 12:22 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Në autobusë e trena vetëm me test ose vaksinë,Gjermania fut ligjin e ri antiCovid

Në autobus dhe tren vetëm me teste negative, certifikatë shërimi ose vaksinimi. Por a mjafton ky ligj për të thyer valën e katërt të infektimit?

Këtë të mërkurë, në Gjermani, hyn në fuqi ligji i mbrojtjes nga infektimet, i cili u miratua javën e kaluar nga parlamenti gjerman (Bundestag) dhe nga Këshilli Federal (Bundesrat).

Ai parashikon mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura. Vizitorët dhe bashkëpunëtorët në azilet e të moshuarve dhe të personave me aftësi të kufizuar ose në spitale duhet të paraqesin çdo ditë nga një test negativ. Kjo vlen edhe për të vaksinuarit.

Në trena dhe autobusë këtej e tutje lejohet hyrja vetëm me test, çertivikatë shërimi, ose çertifikatë vaksnimi

Në të gjithë Gjermaninë që sot e tutje mund të udhëtohet me mjete të transportit publik vetëm me test negativ, çertifikatë vaksinimi ose çertifikatë shërimi. Kjo vlen edhe për vendin e punës. Kontrollet do të shpeshtohen dhe shkeljet do të ndëshkohen më me konsekuencë.

Ligji parashikon gjithashtu masa të veçanta për ato lande, ku shkalla e hospitalizimeve është mbi tre, pra, 3 në100.000 dërgohen në spital pas një infektimi me Covid.

Në varësi nga zhvillimi i pandemisë në secilin land, këto masa parashikojnë për shembull, ndalimin e hyrjes në restorant, në ambjente të kohës së lirë, si palestra, stadiume, bare e koncerte për personat e pavaksinuar.

Masa të tilla ndërkohë kanë filluar të merren në shumë lande të Gjermanisë, sidomos në Bavari, Berlin, Baden Ëürttenberg, Saksoni etj, ku incidencat sa vijnë e shtohen.

Kontrollet do të shpeshtohen dhe shkeljet do të ndëshkohen më me konsekuencë.

Situata sa vjen e keqësohet

Shifrat e infektimeve me Covid në Gjermani vazhdojnë të rriten. Instituti Robert Koch (RKI) raporton 66 884 teste pozitive brenda 24 orëve të fundit. Janë 14 058 raste më shumë se të mërkurën e kaluar, kur u raportuan 52 826 infektime të reja. Incidenca shtatë-ditore u rrit sërish në një nivel rekord prej 404.5 nga 399.8 një ditë më parë. Ky është numri i të infektuarve me koronavirus në 100 000 banorë gjatë shtatë ditëve të fundit.

Pas Saksonisë dhe Bavarisë, shtetet federale Baden-Ëürttemberg dhe Saksonia e Ulët kanë ashpërsuar masat për aktivitetet sportive për shkak të situatës së rënduar. Qeveria e landit në Stuttgart lëshoi një rregullore të re për koronën, e cila hyn në fuqi nga kjo e mërkurë dhe parashikon që stadiumet dhe ambjentet sportive, mund të përdoren vetëm me 50 për qind të kapaciteteve. Kufiri i sipërm është 25,000 spektatorë.

Lockdoën i pashmangshëm?

Për Helge Leonhardt, presidenti i klubit Erzgebirge Aue (Liga e Dytë), kjo nuk mjafton: “Ne kemi nevojë për një lockdoën të futbollit deri në fund të dhjetorit. Katër javët e ardhshme janë jashtëzakonisht të vështira”, tha ai në një intervistë për media.

Edhe politikanë dhe ekspertë të tjerë thonë se masat aktuale nuk mjaftojnë për të thyer këtë valë të katërt. Ministri Federal i Shëndetësisë Jens Spahn është shprehur në një intervistë për Rheinische Post se “në këtë gjendje nuk duhet përjashtuar asgjë, sado e hidhur qoftë.” Spahn do të dëshironte që të veprohet një orë e më parë: “Ne shohim se gjendja në Saksoni, Bavari, Baden-Ëürttemberg dhe Thüringen është shumë serioze”, tha ministri në detyrë.

Ministri gjerman i shëndetësisë në detyrë, Jens Spahn.

Kandidati për kryetar të CDU-së, Friedrich Merz, ka sugjeruar një lockdoën për të pavaksinuarit. “Kush nuk është vaksinuar apo shëruar mund të shkojë vetëm në farmaci, supermarket dhe te mjeku”, tha Merz për rrjetin e korresondentëve të Berlinit, Redaktionsnetëerk Deutschland, RND.

Merz madje thotë se edhe në punë duhet të lejohen vetëm te vaksinuar ose të shëruar. “Të mos ketë më asnjë të pavaksinuar në zyrë, asnjë deputet të pavaksinuar në Bundestag, asnjë student të pavaksinuar në leksion dhe asnjë futbollist të pavaksinuar në fushë.”

Kritika ndaj  shpalljes së mbylljes së gjendjes epidemike

Një element kundërthënës i ligjit të miratuar javën e kaluar është se ai e shpall gjendjen epidemike si të përfunduar. Ligji u miratua javën e kaluar me votat e shumicës së re parlamentare,  socialdemokratët, të gjelbrit dhe liberalët, të cilët së shpejti pritet të krijojnë qeverinë e re.

Ligji nuk e pengon marrjen e masave të rrepta për ndalimin e pandemisë, por shpallja gjendjes së pandemisë si të përfunduar, ishte një sinjal në momentin e papërshtatshëm, mendojnë shumë kritikë. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe shumë kolegë të saj nga partitë e Unionit Kristiandemokrat e Kristiansocial, e kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre për këtë fakt. Merkel tha javën e kaluar në një konferencë shtypi, se “konstatimi i gjendjes epidemike si të përfunduar ishte i një hap psikologjikisht i gabuar”. Landi i Bavarisë, i  udhëhequr nga kristiansociali Markus Söder, mori vendim dje që ta zgjasë gjendjen epidemike, ndryshe nga ç’parashikon ligji federal./DW

Etiketa: anti-COVIDgjermaniligji i ri

Ju sugjerojmë

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
Aktualitet

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

6 Qershor, 2025 1:58 pm
“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
Aktualitet

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

6 Qershor, 2025 1:46 pm
“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kryesore

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 Qershor, 2025 1:38 pm
“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
Aktualitet

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

6 Qershor, 2025 1:35 pm
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Para
Zgjedhja e anëtarëve të rinj të KED, Meta: Në 3 Dhjetor hidhet shorti

Zgjedhja e anëtarëve të rinj të KED, Meta: Në 3 Dhjetor hidhet shorti

Eurobondi/Ibrahimaj:Hera parë që e marrim me afat 10-vjeçar, borxhi publik 80.2%

Eurobondi/Ibrahimaj:Hera parë që e marrim me afat 10-vjeçar, borxhi publik 80.2%

Lëvizje në Qeveri, kryeministri firmos ndryshimet e fundit

Lëvizje në Qeveri, kryeministri firmos ndryshimet e fundit

TE FUNDIT

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
6 Qershor, 2025

Në një foto të publikuar bashkë me gruan e tij Liri Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka uruar ndjekësit e...

Lexo më shumë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
6 Qershor, 2025

Për arkitektin e njohur japonez Kengo Kuma, Shqipëria është e ngjashme me vendin e tij të lindjes. Por në ç’kuptim?...

Lexo më shumë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
6 Qershor, 2025

Ekipi kombëtar i Serbisë mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen e së shtunës, më 7 qershor në orën 20:45, ku...

Lexo më shumë

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
6 Qershor, 2025

Në vijim të planit të masave për “Shqipëri–Serbi”, policia e shtetit bën njoftimin për mbarëvajtjen e ndeshjes. Konkretisht, rruga nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com