Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Orikum të Vlorës.
Mësohet se gjatë një konflikti mes dy personave një prej tyre ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
ndërkohë, bëhet me dije se një 37-vjeçar i identifikuar me inicialet E. Sh., është plagosur me sende të forta dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.