Sumeja Brava, 27 vjeçe është një nga viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Mësohet se ajo është vajza e politikanit të njohur në Maqedoni të Veriut, Muhedin Brava, përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët.
Brava ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetet sociale, ku konfirmon edhe faktin se vajza e tij ka humbur jetën në aksidentin tragjik.
“U takofshim në lulet e xhenetit bija ime Sumeja”,-shkuan ai.