Gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë vranësira dhe shira të pakët në veri dhe qendër por rrebeshe shiu do ketë në jug.
Këto kushte atmosferike mbeten deri pasdite kur situata përmirësohet gradualisht duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21 °C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.