Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania refuzon propozimin e Bjellorusisë për të marrë 2,000 emigrantë

2021/11/22 at 6:53 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania refuzon propozimin e Bjellorusisë për të marrë 2,000 emigrantë

Gjermania ka refuzuar propozimin e liderit autoritar të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko, për të marrë 2,000 emigrantë nga ky shtet, pasi autoritetet bjelloruse kanë akuzuar zyrtarët evropianë se kanë dështuar që të angazhohen me Minskun për të zgjidhur problemin, dhe kanë paralajmëruar se situata mund të çojë në konflikt të armatosur.

Bashkimi Evropian ka akuzuar Minskun se ka marrë mijëra burra, gra dhe fëmijë nga Lindja e Mesme dhe i ka dërguar në kufi me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë, si përgjigje ndaj sanksioneve që ka vënë BE-ja ndaj shtypjes së protestave të opozitës, e cila e akuzon Lukashenkon se ka manipuluar zgjedhjet e vitit 2020.

Lukashenka është cituar të ketë thënë më 22 nëntor, sipas agjencisë së lajmeve BeITA, se ai nuk dëshiron që kriza të përshkallëzohet dhe se “ne nuk duam përballje  sepse ne e kuptojmë se nëse shkojmë shumë larg, lufta është e pashmangshme”.

Një zëdhënës i Qeverisë gjermane ka hedhur poshtë kritikat e Lukashenkos për “hezitimin” e Berlinit, që të marrë rreth 2,000 emigrantë, të cilët janë në mesin e mijëra personave të bllokuar në kufijtë mes Bjellorusisë dhe vendeve të BE-së.

“Idea e krijimit të një korridori humanitar në Gjermani për 2,000 emigrantë nuk është zgjidhje që është e pranueshme për Gjermaninë apo BE-në”, ka thënë zëdhënësi qeveritar, duke përsëritur qëndrimin e njëjtë të Berlinit edhe ndaj një propozimi të ngjashëm javën e kaluar.

Lukashenko ka mohuar se ka nxitur krizën duke shtyrë migrantët nga Lindje të Mesme në zonat kufitare, ndonëse në një intervistë dhënë transmetuesit britanik, BBC një javë më parë, ai ka thënë se është “absolutisht e mundshme” që disa ushtarë bjellorusë t’iu kenë ndihmuar migrantëve për të kaluar në territor të bllokut evropian.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka thënë më 21 nëntor se ai është i shqetësuar se kriza mund të shndërrohet në diçka më “të rëndë”.

Disa migrantë kanë thënë se duan të shkojnë në Gjermani përmes Polonisë, dhe Lukashenko ka thënë se është i gatshëm për t’i dërguar atje me aeroplanë, nëse është e nevojshme.

Më 18 nëntor, autoritetet bjelloruse kanë dërguar rreth 400 migrantë në Irak me aeroplan dhe Lukashenko ka thënë më 22 nëntor se Qeveria e tij është e gatshme të organizojë fluturim të ngjashëm drejt Irakut, nëse “ka nevojë”./REL

Etiketa: Bjeolrusiemigrantetgjermani

Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
150 mijë vaksinime për Covid në Nëntor

150 mijë vaksinime për Covid në Nëntor

Kryemadhi: Klasa politike shqiptare i ka borxhet më të mëdha të rinjve

Kryemadhi: Klasa politike shqiptare i ka borxhet më të mëdha të rinjve

Gjermani/ Vaksinimi me detyrim, papritur i përfytyrueshëm?

Gjermani/ Vaksinimi me detyrim, papritur i përfytyrueshëm?

TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com