Ende mbeten të pazbardhura rrethanat e vetvrasjes së një të mituri 13-vjeçar në fshatin Golem i Madh në Lushnjë. Ai u gjet i pajetë në dhomën e tij nga familjarët pasditen e së shtunës, ndërsa dyshimet e para folën për një sfidë në Tik-Tok, ku duket se i mituri nuk ka arritur të presë litarin e të shpëtojë veten.
Por, burime të besuara pranë policë së Lushnjës i thanë ‘News 24’ se ekspertët janë duke këqyrur edhe profilin e te miturit në aplikacionin Tik-Tok ku rezulton se ai ka shpërndarë video, ku flitet për vetmi të thellë.
I mituri shkruante se: “vetmi nuk do të thotë të jesh vetëm, por të kesh një zemër të vetmuar”, “jeta ime është mbushur me errësirë, prandaj unë rri në errësirë”, “jetë pa lidhje, probleme pa zgjidhje, botë me shumë ngjyra, njerëz me dy fytyra”.
Nisur nga këto shprehje grupi hetimor është duke parë edhe pistën e vetvrasjes në kushtet e një gjendje të ngarkuar emocionale. Sipas shoqeve dhe shokëve të klasës, 13-vjeçari ishte nxënës I mirë në mësime dhe zëvendës senator i klasës, por një përdorues shumë i rregullt i rrjeteve sociale./Opinion.al