Gjatë ditës së sotme territori shqiptar do të ketë një mot të qëndrueshëm përgjatë gjithë 24-orëshit duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e pakta të jenë dominante.
Parashikohet që në orët e pasdites vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat malore verilindore – juglindore. E njëjta situatë atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 24°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Juglindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohen dallgë 2 – 3 ballë./Opinion.al