Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ta marrë pensionin në këtë jetë,”, 70-vjeçari kërkon ndihmë

2021/11/19 at 9:50 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Ta marrë pensionin në këtë jetë,”, 70-vjeçari kërkon ndihmë

Prek Vukaj iu drejtua emisionit “Stop” për problemin e djalit të xhaxhait të tij, i cili është 70 vjeç dhe i sëmurë me ishemi cerebrale.


Por Mark Vukaj nuk mund të marrë pensionin. Fillimisht denoncuesit iu drejtuan ISSH-së, për të kërkuar vitet e punës, por nuk u gjetën.

Prek Vukaj: Unë iu drejtova emisionit “Stop” sepse djali i xhaxhait ka 5 vite dhe ky është viti i 6 që ka dalë në pension. Dhe akoma nuk i ka dalë pensioni. Ai quhet Mark Vukaj është 70 vjeç dha ka hyrë për 71. Po e jap unë intervistën se ky për arsye shëndetsore nuk mund të flasë, është me ishemi cerebrale.

Marku ka punuar në disa ndërmarrje shtetërore, por nga 21 vjet i njihen vetëm 14 vjet.

Gazetarja: Sa vite punë ka?

Prek Vukaj: Ka 21 vite.

Gazetarja: Në letra sa vite i njihen?

Prek Vukaj: Në letra i kanë dalë 14 vite e ca muaj. Instituti i Sigurimeve Shoqërore nuk i gjeti ato kur ne bëmë kërkesën.  Për arsye të sëmundjes i kishin ngatërruar vitet.

Gazetarja: Në institucion nuk e kishin të regjistruar?

Prek Vukaj: Në gjykatë i sollën pastaj.

Gazetarja: Vetëm për Mark Vukaj apo dhe punëtorë të tjerë?

Prek Vukaj: Kishte dhe të tjerë që kishin probleme, por në gjykatë i patën fituar ato moshatarët e tij.

Gazetarja: Vajtët te Instituti i Sigurimeve Shoqërore, çfarë ju thanë ato?

Prek Vukaj: Nuk dolën 15 vite punë që të përfitonte pensionin dhe ne iu drejtuam gjykatës pastaj. Gjykata na dha ne të drejtë për ato vite.

Gazetarja: Pastaj Instituti i Sigurimeve Shoqërore me siguri ka bërë rekurs apo jo?

Prek Vukaj: Bëri rekurs në Apel dhe që nga Maji i vitit 2018 nuk është caktuar asnjë datë për shqyrtimin e çështjes sonë.   Na takoi një gjyqtare, Marie Qiriazi, atë e kapi vetingu. Prandaj iu drejtova emisionit “Stop” për një apelim nga ana juaj që të shpejtohen procedurat në gjykatë, sepse ky ka kaluar 70 vite, s’dihet kur bëhet të marrë atë pension. Ju lutem Gjykatës së Apelit nëpërmjet “Stop-it” të fillojnë procedurën për klientin Mark Vukaj. Që ta marrë pensionin në këtë jetë dhe jo në botën tjetër.

Gazetarja: Për këtë problematikë iu drejtuam Gjykatës së Apelit Tiranë ku patëm dhe një komunikim me kancelaren e kësaj gjykate. Kam një rast të një të moshuari që është 70 vjeç, ka bërë një gjyq me ISSH dhe ka fituar shkallën e parë.

Kancelarja: Ka ardhur në Apel.

Gazetarja: Ka bërë rekurs në Apel që në 2018, tani nuk ka filluar asnjë procedurë gjyqësore.

Kancelarja: Ka bërë kërkesë përshpejtimi zotëria?

Gazetarja: Ka bërë.

Kancelarja: Po mirë, do ma çosh emrin me mesazh ta shoh, të lutem? Ja ma jep të lutem, por duhet të shoh domethënë gjyqtaren, dosjen, qoftë kërkesat e përshpejtimit dhe të them! Për shkak të ngarkesës çështjet tek ne, janë 19 mijë çështje gjyqësore, civile dhe penale. Tek ne çështjet sipas radhës së gjykimit janë nga 2017-ta e në vijim.

Gazetarja: Sa dosje keni?

Kancelarja: Afro rreth 19 mijë dosje. Domethënë një gjyqtar, se janë 6 gjyqtarë aktualisht kanë mbi 3 mijë çështje në shqyrtim.

Gazetarja: Gjithë çështjet kanë interesin e vet, por meqenëse zotëria është 70 vjeç, më kupton? Ta marrë pensionin në këtë jetë.

Kancelarja: Patjetër ma ço që ta verifikoj!

Gazetarja: Pas interesimin emisionin i investigativ “Stop”, tek Gjykata e Apelit Tiranë, kancelaria tha se zotëria ka bërë disa kërkesa përshpejtimi të çështjes së tij, por gjyqtarët në fjalë e kanë refuzuar.

Prek Vukaj: Kam bërë 4 kërkesa deri tani. Me datën 31.05.2018, 14.10.2019, 25.11.2019. Deri tani nuk kam marrë përgjigje pozitive. Prandaj iu drejtova “Stop-it” për të gjetur një zgjidhje se nuk di nga të shkoj më.

Gazetarja: Me këto 3 kërkesat e përshpejtimit, pse nuk i kanë kthyer një përgjigje?

Kancelarja: Do të thotë që nuk i është marrë parasysh kërkesa.

Gazetarja: Çfarë duhet të bëjmë ne sepse ky ka bërë dhe një kërkesë tjetër që e ka përgatitur për sot?

Kancelarja: Depozitoje tek informacioni.

Gazetarja: Do merret parasysh kjo tjetra? Apo varet nga gjyqtari?

Kancelarja: Tani varet nga gjyqtari relator.

Gazetarja: Dhe pas komunikimit me kancelaren e Gjykatës së Apelit Tiranë, kjo e fundit na tha sërish që Prek Vukaj, djali i xhaxhait të Mark Vukaj duhet të bëjë një tjetër kërkesë rishpejtimi për çështjen e tij në Gjykatën e Apelit.

Prek Vukaj: E dorëzova. Presim përgjigje me ndihmën e “Stop-it” bëhet diçka. Burri huaj është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ekonomike./Tv Klan

Etiketa: Mark Vukajpensionistop


Ju sugjerojmë

Kodi i ri Penal, Çela: Rrezikon të minojë mirëfunksionimin e drejtësisë, thellon..
Aktualitet

Kodi i ri Penal, Çela: Rrezikon të minojë mirëfunksionimin e drejtësisë, thellon..

29 Korrik, 2025 2:28 pm
Tiranë/Kapet kreu i një organizate kriminale i dënuar me 18 vite burg. Tentoi..
Aktualitet

Tiranë/Kapet kreu i një organizate kriminale i dënuar me 18 vite burg. Tentoi..

29 Korrik, 2025 2:05 pm
Farsa e 11 Majit,Berisha:Hapi vendimtar për konsolidimin e narkoregjimit në Shqipëri
Aktualitet

Farsa e 11 Majit,Berisha:Hapi vendimtar për konsolidimin e narkoregjimit në Shqipëri

29 Korrik, 2025 1:42 pm
Pas daljes nga SPAK/Kryemadhi:Kërkova votën për opozitën dhe babain e fëmijëve të mi
Aktualitet

Kryemadhi para SPAK: Gati skenari për filmin e radhës! Nuk bashkëpunoj…

29 Korrik, 2025 1:28 pm
Mbyllja e hetimeve,Meta:Pa sqarim më thanë sot të paraqitem në SPAK. Do shkoj sapo..
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve,Meta:Pa sqarim më thanë sot të paraqitem në SPAK. Do shkoj sapo..

29 Korrik, 2025 1:15 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Fier/ 30-vjeçari abuzon seksualisht me të miturën, nën hetim edhe dy 15-vjeçarë

29 Korrik, 2025 12:56 pm
Pamjet e rrugës Ersekë-Leskovik/ Rama: Shkurton distancat, nxit turizmin dhe..
Aktualitet

Pamjet e rrugës Ersekë-Leskovik/ Rama: Shkurton distancat, nxit turizmin dhe..

29 Korrik, 2025 12:43 pm
Rama për shefin e Policisë së Delvinës: Rrezikoi jetën të shpëtonte të tjerët
Te Fundit

Situata e zjarreve/ MM: Në 24 orë janë evidentuar 52 vatra, 2 ende aktive

29 Korrik, 2025 12:35 pm
Meta nga qelia: Në 11 maj ndahemi përgjithmonë me Shqipërinë e kukullave
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve/ SPAK i shtyn Metës komunikimin, avokati i tij është me pushime

29 Korrik, 2025 12:26 pm
Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve
Aktualitet

Avokatët e Veliajt: Përpjekje për ta kthyer një procedim penal në gjyq publik

29 Korrik, 2025 12:12 pm
Para
SHBA / Vrau me armë zjarri dy persona, 18-vjeçari shpallet i pafajshëm

SHBA / Vrau me armë zjarri dy persona, 18-vjeçari shpallet i pafajshëm

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Tiranë/I armatosur në oborrin e shtëpisë, grabitësi pikaset nga familjarët

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Çfarë parashikojnë yjet gjatë fundjavës, horoskopi 20 Nëntor
















TE FUNDIT

Kodi i ri Penal, Çela: Rrezikon të minojë mirëfunksionimin e drejtësisë, thellon..

Kodi i ri Penal, Çela: Rrezikon të minojë mirëfunksionimin e drejtësisë, thellon..
29 Korrik, 2025

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka kundërshtuar draftin për Kodin e ri Penal. Çela ishte shprehur kundër ndryshime të Kodit...

Lexo më shumë

Tiranë/Kapet kreu i një organizate kriminale i dënuar me 18 vite burg. Tentoi..

Tiranë/Kapet kreu i një organizate kriminale i dënuar me 18 vite burg. Tentoi..
29 Korrik, 2025

Kapet kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare, shtetas me rrezikshmëri shoqërore i dënuar me 18 vjet burgim. Sipas bluve në...

Lexo më shumë

Farsa e 11 Majit,Berisha:Hapi vendimtar për konsolidimin e narkoregjimit në Shqipëri

Farsa e 11 Majit,Berisha:Hapi vendimtar për konsolidimin e narkoregjimit në Shqipëri
29 Korrik, 2025

Në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi atë që ai e quan si “farsë elektorale”...

Lexo më shumë

Kryemadhi para SPAK: Gati skenari për filmin e radhës! Nuk bashkëpunoj…

Pas daljes nga SPAK/Kryemadhi:Kërkova votën për opozitën dhe babain e fëmijëve të mi
29 Korrik, 2025

Monika Kryemadhi është paraqitur sot në SPAK ku do ti komunikohet mbyllja e hetimeve për dosjen ‘Meta’, në të cilën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com