Duket se ardhja e stinës së dimrit ka shtuar dhe numrin e qytetarëve të infektuar me COVID-19 në disa shtete në të gjithë botë, gjë e cila, i ka sill dhe shtrëngimin e masave kufizuese.
Pas Austrisë, edhe Bavaria ka vendosur karantinë të përgjithshme në prag të muajit të festave të fundvitit.
Në kuadër të masave kufizuese, baret dhe klubet do të mbyllen, ndërsa tregjet do të qëndrojnë hapur për Krishtlindje.
Përgjatë kësaj kohe do të qëndrojnë hapur kopshtet, shkollat, dyqanet e shitjes me pakicë me kushtin e ruajtjes së distancës së sigurisë dhe qendrat e rehabilitimit, nën masa të forta anti COVID.
Po ashtu, grumbullimet në evente sportive dhe kulturore do të jenë të kufizuara me 25% të kapaciteti normal, për persona të vaksinuar që i janë nënshtruar edhe një testi PCR. Ora policore do të kthehet nga ora 22:00.
“Në këto zona do të jenë mbyllur restorantet, ambientet sportive dhe ato kulturore, ndërsa do të lejohen grumbullimet deri në 5 persona nga e njëjta e familje. Në këtë rregull nuk përfshihen fëmijët nën 12-vjeç”,-ka thënë kryeministri bavarez Marcus Zeder./ Opinion.al