Petraq Rako, 63 vjeç, me detyrë kryeinspektor policie Trup Shërbimi në pikën kufitare Rips është personi që është arrestuar nga SHÇBA pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare. Ndërkohë është vënë në pranga edhe 62-vjeçari Stefan Koloi, personi që i kishte përshtatur një ambient dhe shfrytëzonte të miturën për prostitucion.
Rako, punonjësi i policisë është vënë në pranga pas dy muajsh hetimesh ndërsa ngjarja bëhet edhe më e rëndë pasi ai jo vetëm që nuk e mbrojtur të miturën 13-vjeçare pasi mësoi se shfrytëzohej për prostitucion nga Stefan Koloi, por ka kryer edhe vetë marrëdhënie me vajzën.
Sipas news 24, Petraq Rako ishte arrestuar ne vitin 2007 per “dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit ne bashkepunim ne kuader te grupit te strukturuar kriminal” por eshte shpallur i pafajshem.