Aksidenti i të hënës, në Greqi, i mori jetën 3 anëtarëve të një familjeje shqiptare. I vetmi i mbijetuar është djali 17-vjeçar, i familjes shqiptare.
17-vjeçari, i cili doli i gjallë nga makina e aksidentuar ku ndodhej bashkë me prindërit dhe motrën ka folur për mediat greke, ndërsa ka zbuluar edhe detaje rreth aksidentit.
Ai ka deklaruar për emisionin “Të vërtetat me Zinën” se ata po ktheheshin nga Shqipëria dhe një moment dëgjoi nënën dhe motrën e tij të bërtisnin dhe pastaj një përplasje të fortë.
Nga aksidenti vdiqën dy prindërit dhe vajza e tyre, kurse 17-vjeçari u nxor nga makina me disa dëmtime në trup.
“Po vinim nga Shqipëria dhe fillimisht ndaluam në Meteora. Pastaj u futëm në një rrugë dhe babai po udhëtonte me 60-80 km/h. Unë po shihja nga dritarja e makinës dhe dëgjova një bori, dhe pastaj mamin dhe motrën të bërtisnin. Nuk pata kohë të kthej kokën pasi u përplasëm. Pas nesh vinte xhaxhi dhe ai më nxori nga makina. Pash familjen time dhe mendova që ishin pa ndjenja dhe do të përmendeshin më vonë, por në spital me thanë që i kisha humbur ata”,-mësohet se thënë ai.
Si pasojë e aksidentit i riu ka thyer dorën dhe këmbën, por fatmirësisht gjendja e tij është e qëndrueshme./Opinion.al