Policia e Fierit ka vënë në pranga një 58-vjeçar, të cilit iu gjet në banesë nj sasi e madhe municionesh luftarake.
Sipas uniformave blu, pas informacioneve të marra në rrugë policore se një shtetas në lagjen “Fermë Çlirim” posedonte municion luftarak, ushtruan kontroll në banesën e shtetasit A. V., dhe gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5420 fishekë të ndara në 8 arka si edhe 1 kapele si ajo e Policisë së Shtetit.
Në vijim të veprimeve procedurale u bë ndalimi i shtetasit A. V., 58 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”./Opinion.al