SHÇBA ka nisur hetimet për policinë e Fierit, pas ngjarjes horror të ndodhur ditën e djeshme në fshatin Greçalli.
Mësohet se hetimi nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat nisi pas publikimit në media të disa deklaratave të banorëve të fshatit Greçalli, në lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së të miturit nga shtetasi i dyshuar.
SHÇBA njofton se ka nisur procedurat hetimore mbi veprimet e Policisë Fier në lidhje me denoncimet e kryera ndaj autorit përpara ngjarjes së datës 16.11.2021.
SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90./Opinion.al