Ministria e Shëndetësisë, në Maqedoninë e Veriut, ka bërë me dije se vijojnë të rriten në mënyrë konstante shifrat e Covid-19.
Në 24 orët e fundit, janë kryer 3 126 testime nga të cilat 524 raste kanë rezultuar pozitive.
Ndërsa 17 pacientë kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 7 354.
Gjithashtu në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 565 persona. Numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin fqinj është 8 271, gati gjysma e rasteve aktive janë vetëm në Shkup.
Kujtojmë se ditën e sotme Maqedonia e Veriut ka shtrënguar masat anti-Covid. Sipas një vendimi të fundit, nga qeveria, me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk do të lejohet hyrja në ambientet e mbyllura, pa qenë të vaksinuar me dy dozat.
Mësohet se qytetarët maqedonas nuk do të mund të futen nëpër lokale, restorante apo qendra tregtare pa i pasur të dyja dozat e vaksinës./Opinion.al