Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden bisedë virtuale me Presidentin kinez, çfarë u diskutua

2021/11/16 at 5:16 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Biden bisedë virtuale me Presidentin kinez, çfarë u diskutua

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se Presidenti amerikan Joe Biden “mirëpriti mundësinë për të folur në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë” me homologun e tij kinez, Xi Jinping, për çështje si të drejtat e njeriut, konkurrenca ekonomike dhe Tajvani, në takimin e tyre të parë që kur Presidenti Biden mori detyrën.


“Presidenti Biden nënvizoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbrojnë vlerat dhe interesat e tyre, dhe së bashku me aleatët dhe partnerët, do të sigurohen që rregullat e shekullit të 21-të të mbështesin një sistem ndërkombëtar të lirë, të hapur dhe të drejtë”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të qarkulluar pak pas mesnatës, në përfundim të takimit të tyre virtual që zgjati mbi tre orë. “Ai theksoi rëndësinë e investimeve të gjera në vend, ndërkohë që bashkërendohemi me aleatët dhe partnerët në vende të tjera për t’u përballur me sfidat e kohërave tona”.

Megjithatë, duket se Presidenti Biden zbuti deklaratat e mëparshme që kishte bërë në lidhje me mbrojtjen e Tajvanit.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin politikën e Një Kine, janë kundër pavarësisë së Tajvanit dhe “kundërshtojnë me forcë përpjekjet e njëanshme për të ndryshuar status- quo-në apo për të dëmtuar paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit”. Këto garanci do të qetësojnë ndoshta Pekinin. Ministri i Jashtëm kinez kishte thënë përpara bisedimeve se Shtetet e Bashkuara duhet të “ndalin dërgimin e sinjaleve të gabuara për pavarësinë e Tajvanit”.

Një zyrtar i lartë i administratës tha herët të martën se dy udhëheqësit folën me gjatë se ç’pritej, në dy sesione që zgjatën mbi tre orë e gjysëm.

“Nuk prisnim ndonjë arritje madhore”, u tha zyrtari gazetarëve. “Nuk pati diçka për t’u raportuar”.

I pyetur nëse bisedimet arritën të ulin tensionet mes dy superfuqive, zyrtari i administratës tha se ky nuk ishte qëllimi i bisedimeve dhe se marrëdhënia nuk duhet parë si një marrëdhënie që ka pika të forta dhe të dobëta.

“Nuk mendoj se qëllimi ishte në veçanti lehtësimi i tensioneve apo domodosmërisht arritja e një rezultati”, tha zyrtari.

“Konkurrencë të thjeshtë dhe të qartë”

Presidenti Biden e filloi takimin maratonë me një përshëndetje miqësore përpara se të kalonte në një reflektim më të thellë për sfidat mes dy vendeve.

“Duket se përgjegjësia jonë si udhëheqës të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara është të sigurohemi që konkurrenca mes dy vendeve tona nuk shndërrohet në konflikt”, tha Presidenti Biden të hënën, ndërsa dy udhëheqësit bisedonin nëpërmjet një lidhjeje videofonike mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Presidenti kinez Xi pranoi ekzistencën e shumë prej çështjeve mes dy fuqive të mëdha, dhe siç pritej, mbrojti sovranitetin e vendit të tij kundër asaj që Pekini e ka perceptuar prej kohësh si paragjykim dhe presion amerikan dhe ndërkombëtar.

“Secila palë duhet të menaxhojë mirë njëherë çështjet e brendshme dhe në të njëjtën kohë të mbajë përgjegjësinë e saj ndërkombëtare, dhe të punojmë së bashku për të mbështetur kauzën fisnike të paqes dhe zhvillimit botëror”, tha zoti Xi. “Kjo është një dëshirë e përbashkët e popujve të dy vendeve tona dhe në mbarë botën”.

Presidenti Biden theksoi se dy vendet duhet të krijojnë një kuadër mbrojtës për të shmangur konfliktin dhe të punojnë së bashku kur lind mundësia, si p.sh. për ndryshimet klimatike. Kjo ishte ndër çështjet e tjera që diskutuan dy udhëheqësit, tha Shtëpia e Bardhë, ndërsa diskutimi përfshiu edhe sfida rajonale, si Koreja e Veriut, Afganistani dhe Irani.

Për sa i përket bisedimeve të ardhshme për denuklearizimin e Iranit, zyrtari i lartë i administratës i tha Zërit të Amerikës se palët shkëmbyen pikëpamjet e tyre përpara zhvillimit të negociatave, dhe do të përpiqen që bisedimet që pritet të rifillojnë këtë muaj, të jenë frutdhënëse.

Shtetet e Bashkuara e shohin Kinën si një konkurrente strategjike, ndërsa Pekini po përparon me dominimin ushtarak dhe ekonomik në mbarë botën. Dy vendet janë përfshirë në mosmarrëveshje diplomatike, ligjore, teknologjike dhe ekonomike të një natyre të tensionuar dhe që rrezikojnë të përshkallëzohen. Ka patur përplasje për pronësinë intelektuale dhe tarifat, si dhe pika rajonale fërkimi që mund të përshkallëzohen në konflikt të armatosur, si në Ngushticën e Tajvanit dhe detërat e Kinës Jugore dhe asaj Lindore.

Një zyrtar i lartë i administratës u tha gazetarëve të dielën se takimi “nuk ka të bëjë me rënien dakort për një rezultat të caktuar”.

Mungesa e rezultateve të prekshme nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, thotë Matthew Goodman, nënpresident për çështjet ekonomike në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, duke vënë në dukje se marrëdhëniet SHBA – Kinë janë në pikën më të ulët historike.

“Është një moment i rëndësishëm, mendoj, edhe nëse nuk del shumë prej kësaj”, tha ai. “Është e rëndësishme që dy udhëheqësit të flasin”.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Biden ngriti shqetësimin për të drejtat e njeriut në Xinjiang, në Tibet, në Hong Kong dhe më gjerë. Ai gjithashtu foli për ato që Shtetet e Bashkuara i shohin si praktika të padrejta tregëtare dhe ekonomike të Kinës.

Shumë vëzhgues janë pesimistë se takimi do të ndryshojë diçka në mënyrë domethënëse në marrëdhënien mes dy vendeve.

“Ky nuk është samiti në Sunnylands”, tha Patrick Cronin, drejtues për sigurinë e rajonit Azi-Paqësor në Institutin Hudson, duke iu referuar takimit të vitit 2013 në Kaliforni mes ish-Presidentit Barack Obama dhe zotit Xi, kur marrëdhënia dypalëshe SHBA-Kinë u vendos në baza më të qëndrueshme dhe u çel rruga diplomatike me Korenë e Veriut për çështjen bërthamore. “Marrëdhënia ka ndryshuar, është më e pasigurtë, është më e tensionuar”, tha zoti Cronin.

Megjithëse të dyja palët do të dëshironin të shmangnin konfliktin, asnjëra palë nuk duket e gatshme të tërhiqet nga ato që i konsideron vlera dhe interesa themelore, shumë prej të cilave thjesht nuk përputhen.

“Nuk ka ndonjë provë që ndonjëri prej udhëheqësve të ketë rishikuar interesat, objektivat apo strategjinë e tij”, thotë Robert Daly, drejtor i Qendrës Wilson në Institutin Kissinger për Kinën dhe Shtetet e Bashkuara. “Ata janë në kërkim të ndonjë lloj formule që përmbush objektivat e tyre minimale dhe që do t’u mundësonte ta menaxhonin këtë konkurrim duke mos e lënë të përshkallëzohej në një konflikt”.

Historiani Jeremi Suri i Universitetit të Teksasit në Austin, vërejti se logjistika e pazakontë e takimit virtual mund të ketë një ndikim.

“Kjo mund të jetë e ardhmja, kur njërës palë nuk do t’i duhet të bjerë dakort të shkojë në shtëpinë e tjetrit”, thotë zoti Suri. “Në vend të kësaj do të jenë të dyja palët në vendin e tyre. Pra, mendoj se ky do të jetë një hap i parë i mirë, me të dy udhëheqësit që ndjejnë se i kanë gjërat nën kontroll”.

Uashingtoni dhe Pekini kanë siguruar një hap të vogël pozitiv përpara takimit. Në samitin për klimën në Glasgou të Skocisë, dy vendet që ndotin më shumë mjedisin me dioksid karboni njoftuan se do të punojnë së bashku për të ulur nivelin e ndotjes dhe se do të takohen rregullisht për çështjen e krizës klimatike.

Dhe ndoshta në formën e mesazhit nëpërmjet veshjes së dy udhëheqësve për të cilët çdo detaj vizual ka rëndësi, Presidenti Biden u shfaq mbrëmjen e së hënës me një kollare në ngjyrë të kuqe të ndezur, që konsiderohet një ngjyrë shpresëdhënëse në kulturën kineze. Zoti Xi kishte veshur një kollare në ngjyrën blu të Partisë Demokrate të Presidentit Biden./ VOA

Etiketa: BidenbisedimePresidenti kinez


Ju sugjerojmë

VIDEO/Po priste një person për t’i shitur kokainë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova
Aktualitet

VIDEO/Po priste një person për t’i shitur kokainë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova

5 Qershor, 2025 2:34 pm
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Aktualitet

I dënuar për drogë/Policia i sekuestron në Kamzë, pasurinë me vlerën 500 mijë euro

5 Qershor, 2025 2:24 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Bloomberg: Trump i kërkon Ballkanit të pranojnë emigrantët e dëbuar nga SHBA

5 Qershor, 2025 2:22 pm
Qeveria miraton strategjinë 2025-2030, do të jepet pensioni i 13-të për të moshuarit
Aktualitet

Qeveria miraton strategjinë 2025-2030, do të jepet pensioni i 13-të për të moshuarit

5 Qershor, 2025 2:20 pm
“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt
Kronikë

“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt

5 Qershor, 2025 2:03 pm
Kurban Bajrami, KMSH mesazh besimtarëve: Sa më shumë paqe, bashkim dhe shpresë
Kryesore

Kurban Bajrami, KMSH mesazh besimtarëve: Sa më shumë paqe, bashkim dhe shpresë

5 Qershor, 2025 1:55 pm
Vengu në Bruksel, takim me Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s
Aktualitet

Vengu në Bruksel, takim me Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s

5 Qershor, 2025 1:53 pm
Mbi 200 mijë aplikime për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja si do përzgjidhen tifozët
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”/FSHF për fituesit e biletave:Linku i vlefshëm për 24 orë, veproni..

5 Qershor, 2025 1:48 pm
Marrëveshja mes PS dhe PD së Berishës, ambasada e SHBA: Inkurajojmë normalitetin në Parlament
Aktualitet

Takimet për viza/Ambasada e SHBA përditëson sistemin, ja si mund të aplikoni

5 Qershor, 2025 1:27 pm
Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ KAS: Do të hapen kutitë e fletëve të votimit në qarkun Tiranë

5 Qershor, 2025 1:24 pm
Para
Shpërthime pranë parlamentit të Ugandës, 3 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur

Shpërthime pranë parlamentit të Ugandës, 3 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur

Kush e kërcënoi Bashën? Berisha: Nuk bëri fushatë në Fushë-Krujë se mori…

Kush e kërcënoi Bashën? Berisha: Nuk bëri fushatë në Fushë-Krujë se mori...

Rriten infektimet, 17 të vdekur nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Rriten infektimet, 17 të vdekur nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
















TE FUNDIT

VIDEO/Po priste një person për t’i shitur kokainë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova

VIDEO/Po priste një person për t’i shitur kokainë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova
5 Qershor, 2025

Një 36-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë në Klos, pasi u kap nga blutë teksa po priste...

Lexo më shumë

I dënuar për drogë/Policia i sekuestron në Kamzë, pasurinë me vlerën 500 mijë euro

Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
5 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka njoftuar se janë sekuestruar pasuri në vlerën e 500 mijë eurove, të një shtetasi të dënuar...

Lexo më shumë

Bloomberg: Trump i kërkon Ballkanit të pranojnë emigrantët e dëbuar nga SHBA

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
5 Qershor, 2025

Media prestigjioze amerikane “Bloomberg” shkruan se administrata e Presidentit Donald Trump i ka kërkuar Serbisë dhe vendeve të tjera të...

Lexo më shumë

Qeveria miraton strategjinë 2025-2030, do të jepet pensioni i 13-të për të moshuarit

Qeveria miraton strategjinë 2025-2030, do të jepet pensioni i 13-të për të moshuarit
5 Qershor, 2025

Qeveria ka miratuar strategjinë 2025-2030, përmes së cilës do të jepet pension i 13-të për të moshuarit. Ky plan synon...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com