Një përplasje e armatosur ka ndodhur në Koropit të Greqisë mesditën e sotme, ku një person ka mbetur i plagosur. Sipas medias greke Protothema. gr ai ka marrë lëndim në këmbë dhe po trajtohet në Kryqin e Kuq nga ambulanca e EKAB-it.
Deri tani raportohet se autoritetet janë në kërkim të një Opeli ngjyrë gri, e cila dyshohet se është mjeti i përdorur nga autori.
Lidhur me ngjarjen kryebashkiaku i Kropisë, Dimitris Kiusi, ka thënë se bëhet fjalë për rivalitete mes grupeve të shqiptarëve për tregtinë e drogës.
“Bëhet fjalë për rivalitete mes grupeve të shqiptarëve se kush do të kontrollojë tregtinë e drogës në rajon. Unë kam vite që flas për këtë situatë dhe rezultatin. Ngjarja ka ndodhur jashtë KEP-it ku romët shqiptarë prisnin që t’iu servirej diçka”, thotë kryebashkiaku i Kropisë./Opinion.al