Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë të dielën se në orën 07:00 janë hapur të gjitha vendvotimet për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Qytetarët e Kosovës votojnë për të zgjedhur kryetarët e 21 komunave, përfshirë edhe atë të kryeqytetit, Prishtinës.
Në konferencën e parë për media të KQZ-së, Elezi ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë për të votuar.
Sipas KQZ-së, të drejtë vote në këtë rund zgjedhjesh kanë 1,260,571 qytetarë dhe ata do të mund të votojnë në 575 qendra votimi me 1,638 vendvotime deri në ora 19:00 kur edhe mbyllen vendvotimet.