Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Polonia raporton për më shumë përleshje me emigrantët në kufirin me Bjellorusinë

2021/11/11 at 10:19 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Polonia raporton për më shumë përleshje me emigrantët në kufirin me Bjellorusinë

Situata në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë është duke u tensionuar më shumë pasi qindra emigrantë të bllokuar në temperatura të ulta dhe pa ushqim të mjaftueshëm u përpoqën të futeshin me forcë në Poloni, vend anëtar i Bashkimit Evropian.


Varshava e ka akuzuar Bjellorusinë për terrorizëm për shkak të rolit të saj në përshkallëzimin e situatës.

Nga ana tjetër, udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka kërcënoi se do të ndërpresë gazin për Evropën si hakmarrje për çdo sanksion të ri.

Kancelarja gjermane Angela Merkel më 11 nëntor foli me presidentin rus Vladimir Putin për herë të dytë brenda pak ditësh.

“Kancelarja theksoi se situata ishte shkaktuar nga regjimi bjellorus, i cili po përdorte njerëz të pambrojtur për të kryer një sulm hibrid ndaj Bashkimit Evropian”, tha në një deklaratë zëdhënësi i saj, Steffen Seibert.

Kriza ka ndezur një konfrontim të ri midis Perëndimit dhe Rusisë, e cila është aleati më i fortë i Bjellorusisë.

Moska dërgoi bombardues strategjikë me aftësi bërthamore për të fluturuar mbi Bjellorusi për të dytën ditë radhazi, në shenjë mbështetjeje për Minskun dhe si një kërcënim për Perëndimin.

Ministria polake e Mbrojtjes më 11 nëntor tha se “një grup prej disa qindra migrantësh u përpoqën të kalonin kufirin me forcë” pas përpjekjeve të ngjashme gjatë ditëve të fundit.

Sipas Komitetit Kufitar të Bjellorusisë, më shumë se 2.000 njerëz janë mbledhur në anën bjelloruse të kufirit me Poloninë.

Ministri lituanez i Mbrojtjes, Arvidas Anushauskas, tha se llogaritet të jenë më shumë se 1,000 emigrantë përgjatë kufirit të vendit të tij me Bjellorusinë.

“Kjo situatë po e rrit mundësinë e provokimeve dhe incidenteve serioze që mund të përhapen edhe në fushën ushtarake”, thanë në një deklaratë të përbashkët nga ministrat e mbrojtjes të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë.

BE-ja e ka akuzuar Lukashenkan se po dërgon emigrantë ne kufijt e BE-së për t’u hakmarrë kundër Brukselit për sanksionet e vendosura pas zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar, të cilat Lukashenka pretendoi se i fitoi, por asnjë vend perëndimor nuk i ka njohur./ REL

Etiketa: bjellorusiemigrantetpoloni


Ju sugjerojmë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
Kronikë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

5 Tetor, 2025 2:16 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

5 Tetor, 2025 1:20 pm
Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
Kryesore

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

5 Tetor, 2025 10:59 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

5 Tetor, 2025 9:06 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:03 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:00 am
Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

5 Tetor, 2025 12:06 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
Kryesore

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

4 Tetor, 2025 9:23 pm
Para
S’shkon në “Foltore”,Topalli: S’dua t’i zë vendin ndonjë demokrati që pret jashtë

S'shkon në “Foltore”,Topalli: S'dua t'i zë vendin ndonjë demokrati që pret jashtë

Lindi vetëm 420 gramë, Curtis foshnja më i vogël në botë që arrin të mbijetojë

Lindi vetëm 420 gramë, Curtis foshnja më i vogël në botë që arrin të mbijetojë

Kokalari: Në 2024 vijnë republikanët, do ja heqin “non grata” Berishës

Kokalari: Në 2024 vijnë republikanët, do ja heqin “non grata” Berishës
















TE FUNDIT

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
5 Tetor, 2025

Ka përfunduar me përplasjen e 7 automjeteve dhe një motori ndjekja e 31-vjeçarit Imer Krrashi nga ana e forcave ‘Shqiponja’....

Lexo më shumë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
5 Tetor, 2025

Një person i armatosur ka përplasur me makinë disa persona në zonën e Saukut, ku mësohet se nga përplasja janë...

Lexo më shumë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
5 Tetor, 2025

Një rrjet kriminal që rekrutonte dhe dërgonte gra nga Kolumbia në vendet e Europës, përfshirë edhe Shqipërinë është zbuluar nga...

Lexo më shumë

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
5 Tetor, 2025

Ndërsa tashmë është përcaktuar 9 Nëntori si data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të pjesshme, Kryeministri Rama ka nisur këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com