Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Politikani serb hedh ngjyrë në muralin e Mlladiçit, ish-gjenerali kriminel lufte

2021/11/10 at 2:25 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Politikani serb hedh ngjyrë në muralin e Mlladiçit, ish-gjenerali kriminel lufte

Në Serbi ka vazhduar edhe të mërkurën (10 nëntor) shprehja e pakënaqësisë me vendosjen e një murali me imazhin e Ratko Mlladiçit, ish-komandant i ushtrisë serbe në Bosnje e Hercegovinë, i dënuar për gjenocid në Srebrenicë.

Gjorgjo Zujoviç, një zyrtar i Partisë Socialdemokrate të Serbisë, hodhi ngjyrë në muralin e vendosur në një rrugë qëndrore të Beogradit.

Më 9 nëntor Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ndaloi një tubim të organizatës Nisma e Rinisë për të Drejtat e Njeriut në Serbi, e cila donte të shlyente muralin e Mlladiçit.

Të martën një numër i lartë i policëve qëndroi në pjesën e qytetit ku ndodhet murali.

Aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Aida Qoroviç, u ndalua të martën nga policia në Beograd, pasi hodhi vezë në mural.

Të mërkurën policia nuk ishte e pranishme në këtë lokacion.

Përmes një letre të hapur, Organizata Joqeveritare “Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Serbi” (YIHR) tha më herët se nuk do të bëjë më përpjekje për të hequr muralin e Ratko Mlladiçit në qendër të Beogradit, siç ishte planifikuar.

Kjo organizatë tha se ka hequr dorë, pasi e kuptoi mirë deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ministrit, Aleksandar Vullin, në të cilën flitet për “fotografi të kokave të gjakosura serbe” nëse hidhet ngjyrë në muralin e Mlladiçit.

“Formacionet e tij paraushtarake, siç është (organizata ultra e djathtë) Leviatan, do të na thyenin kokat dhe policia e tij nuk do të na mbronte”, tha organizata.

Të martën, policia nuk i lejoi aktivistët t’i afroheshin muralit derisa një grup i mbështetësve të Mlladiçit u mblodhën në të njëjtin vend duke brohoritur mesazhe mbështetjeje për të.

Ministria e Brendshme tha se policia ka ruajtur rendin dhe qetësinë publike në Beograd.

Gjatë ditës, policia arrestoi gjashtë persona “për prishje të rendit dhe qetësisë publike në zonën e tubimeve të paligjshme publike”.

Në deklaratë thuhet se policia nuk e mbron muralin, por “rendin dhe qetësinë publike nga të gjithë ata që duan ta rrezikojnë atë, pavarësisht nëse janë pro heqjes së muralit apo e kundërshtojnë atë”.

Si komandant i ushtrisë serbe në Bosnje e Hercegovinë, Mlladiq është dënuar për gjenocid në Srebrenicë, persekutim, krime kundër njerëzimit, shfarosje dhe krime të tjera lufte, të kryera gjatë luftës në Bosnje, nga viti 1992 deri më 1995./REL

Etiketa: Mladiçserbi

Ju sugjerojmë

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura rreth miliona dokumente
Bota

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura rreth miliona dokumente

31 Janar, 2026 4:18 pm
OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para
Bota

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para

31 Janar, 2026 3:02 pm
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit

31 Janar, 2026 2:48 pm
Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet
Bota

Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet

31 Janar, 2026 2:26 pm
Ndërron jetë Catherine O’Hara, “mamaja” e Kevinit
InstaBIZ

Ndërron jetë Catherine O’Hara, “mamaja” e Kevinit

31 Janar, 2026 2:24 pm
Rey Manaj i jep fund aventurës në Emiratet e Bashkuara Arabe,largohet nga Al Sharjah
Sport

Rey Manaj i jep fund aventurës në Emiratet e Bashkuara Arabe,largohet nga Al Sharjah

31 Janar, 2026 2:21 pm
Endri Shabani dërgon vëzhgues në protestën e Adriatik Lapajt
Aktualitet

Endri Shabani dërgon vëzhgues në protestën e Adriatik Lapajt

31 Janar, 2026 2:13 pm
Integrimi, Spiropali: Viti 2026 vendimtar, avancojmë për mbylljen e negociatave
Politikë

Integrimi, Spiropali: Viti 2026 vendimtar, avancojmë për mbylljen e negociatave

31 Janar, 2026 2:12 pm
Pazaret e  Epstein/ E reja nga Tirana kërkoi punë, “ndërmjetësi” i kërkon video
Aktualitet

Pazaret e Epstein/ E reja nga Tirana kërkoi punë, “ndërmjetësi” i kërkon video

31 Janar, 2026 12:55 pm
Protesta, Berisha: Qëndrimi në shesh derisa të largohet Rama, rruga e vetme
Kryesore

Protesta, Berisha: Qëndrimi në shesh derisa të largohet Rama, rruga e vetme

31 Janar, 2026 12:48 pm
Para
Video/Mitsotakis-gazetares holandeze:S’lejoj të më ofendoni mua dhe popullin grek

Video/Mitsotakis-gazetares holandeze:S’lejoj të më ofendoni mua dhe popullin grek

Gjermani/Virologu:Nëse s’përparojmë me vaksinimin, mund të kemi 100mijë të vdekur

Gjermani/Virologu:Nëse s'përparojmë me vaksinimin, mund të kemi 100mijë të vdekur

Po lëviznin me “Benz”/Dy të rinjtë nuk i binden policisë, arrestohet 25-vjeçari

Po lëviznin me “Benz”/Dy të rinjtë nuk i binden policisë, arrestohet 25-vjeçari

TE FUNDIT

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura rreth miliona dokumente

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura rreth miliona dokumente
31 Janar, 2026

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, deklaroi se publikimi i dokumenteve nga dosja Epstein, “shënon fundin e një...

Lexo më shumë

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para
31 Janar, 2026

Organizata e Kombeve të Bashkuara po përballet me një krizë financiare alarmante, që sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres, mund...

Lexo më shumë

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
31 Janar, 2026

Në publik bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe zgjidhje diplomatike, por pas kuintave. Arabia Saudite duket se nuk i kundërvihet një...

Lexo më shumë

Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet

Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet
31 Janar, 2026

Partitë në pushtet në Gjermani, CDU/CSU dhe SPD, kanë arritur një kompromis për zbatimin e Sistemit të Përbashkët Evropian të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com