Policia Rrugore ka arrestuar 42 shoferë dhe ka hequr 129 leje drejtimi. Gjatë fundjavës janë evidentuar në shkelje, nga makina inteligjente, 1456 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë gjoba në banesë.
Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 3560 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor. /Opinion.al