Nga 999 testime të kryera në 24 orët e fundit, vetëm 8 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në Kosovë.
Duket se situata është drejt përmirësimit, pasi as në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa janë shëruar plotësisht nga virusi 6 pacientë.
Aktualisht vijojnë të jenë aktive me Covid-19 edhe 462 persona.
Me këto shifra, Kosova ka shkallën më të ulët të infeksionit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Mediat kosovare raportojnë se deri më sot, mbi 741,000 qytetarë kosovarë janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit./Opinion.al