Dy persona janë arrestuar nga Policia dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi organizonin lojëra fati të paligjshme në një lokal në Tiranë.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë Ledjon Xhezairi dhe Kledi Bunaca, ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetasi Urim Topuzi dhe Edison Nazif. Po ashtu, është proceduar në gjendje të lirë shtetasi Lulo Hasani.
Autoritetet kanë sekuestruar një sasi parash prej 900 000 Lek të rinj si dhe një sasi parash në valutë në shumën prej 2975 Euro, shumë parash të cilat u gjenden në sirtarin e banakut të lokalit, para të cilat ishin përfituar nga aktiviteti i kundraligjshëm, si dhe janë gjetur dhe janë sekuestruar pesë aparatë telefonik celularë të cilët shërbenin për vendosjen e skedinave dhe basteve sportive për ndeshje të ndryshme futbolli.
Materialet proceduriale ju referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “ Organizim i lotarive të palejuara” të kryer në bashkëpunim si dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” të kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve Urim Topuzi, Edison Nazif, Ledjon Xhezairi dhe Kledi Bunaca./Opinion.al