Pjesa e parë e ditës, paraqitet me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, ku më të dukshme vranësirat priten në zonat veriore.
Ndërsa gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të shtohen përkohësisht në pjesën më të madhe të territorit por mbrëmja i dobëson sërish vranësirat duke ri-kthyer kthjellimet në vend.
Sipas eteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 27°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në det dallgëzim 2 – 3 ballë./ Opinion.al