Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkatërrohet rrjeti i trafikimit të emigrantëve nga Ballkani

2021/11/04 at 6:56 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 1 min
A A
Shkatërrohet rrjeti i trafikimit të emigrantëve nga Ballkani

Agjencia evropiane e policisë, Europol, tha se policia spanjolle ka shkatërruar një rrjet që ka kontrabanduar qindra pakistanezë nga Ballkani në Bashkimin Evropian.

Kontrabandistët kanë marrë kryesisht migrantë pakistanezë nga kampet e refugjatëve në Bosnje e Hercegovinë dhe më pas i kanë transportuar ata me furgonë në Itali, ose në disa raste në Spanjë, tha Europol-i.

Në hetimet që kanë zgjatur me muaj kanë marrë pjesë autoritete të zbatimit të ligjit nga Bosnja, Kroacia, Italia, Rumania, Franca dhe Sllovenia, së bashku me Europol-in dhe Eurojust-in – agjencinë e Bashkimit Evropian për bashkëpunim gjyqësor.

Hetimet kanë çuar në arrestimin e 15 personave në prill dhe maj – 12 prej tyre në Spanjë dhe nga një në Kroaci, Slloveni dhe Rumani.

Të dyshuarit, të cilët janë kryesisht pakistanezë, por edhe kolumbianë, spanjollë dhe rumunë, “kanë përdorur furgonë dhe kamionë për të fshehur migrantët e parregullt, ndërsa i kanë transportuar në kushte kërcënuese për jetën”, tha Europol-i.

Kreu i grupit është arrestuar në Rumani dhe është transferuar në Spanjë.  Hetimet kanë filluar në gusht të vitit 2020, kur Sllovenia ka arrestuar një të dyshuar për transportimin e 55 migrantëve në një kamion.

Forcat e rendit në Kroaci kanë kapur gjithashtu një kamion, që ka kontrabanduar 77 migrantë në kushte kërcënuese për jetën, tha Europol.

Në një tjetër operacion, autoritetet kroate kanë zbuluar dy automjete me 47, përkatësisht 21 migrantë.

Policia vlerëson se grupi ka fituar së paku 2 milionë euro nga kontrabandimi i rreth 400 njerëzve në BE, në muajt e fundit.

Kontrabandistët kanë kërkuar nga 3,000 euro për kalimin e migrantëve nga Bosnja në Slloveni. Për të kaluar nga Bosnja në Itali atyre u janë kërkuar 5,000-8,000 euro./ REL

Etiketa: ballkanbeemigrantettrafik

Ju sugjerojmë

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave
Bota

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave

14 Dhjetor, 2025 11:02 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Punëtori humbi jetën në Paskuqan, arrestohet administratori i firmës nënkontraktore

14 Dhjetor, 2025 9:39 pm
“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…
Aktualitet

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…

14 Dhjetor, 2025 7:39 pm
BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap
Aktualitet

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap

14 Dhjetor, 2025 7:36 pm
Gjermani/ Ndalohet një atentat ndaj turmave në tregun e Krishtlindjeve
Bota

Gjermani/ Ndalohet një atentat ndaj turmave në tregun e Krishtlindjeve

14 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet
Politikë

Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet

14 Dhjetor, 2025 6:24 pm
Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik-Shkup
Bota

Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik-Shkup

14 Dhjetor, 2025 5:21 pm
Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot rrugor Kakavijë-Janinë
Rajoni

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot rrugor Kakavijë-Janinë

14 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve
Bota

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve

14 Dhjetor, 2025 3:14 pm
Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin
Sport

Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin

14 Dhjetor, 2025 3:13 pm
Para
Greqi/ Publikohen pamjet, burri ndiqte me thikë në dorë ish-gruan për ta vrarë

Greqi/ Publikohen pamjet, burri ndiqte me thikë në dorë ish-gruan për ta vrarë

Facebook dhe Instagram pezullojnë disa shërbime në Evropë

Kritikat/ Çfarë janë dokumentet e kompanisë Facebook ?

Përfshihet nga zjarri një banesë në Vlorë

Përfshihet nga zjarri një banesë në Vlorë

TE FUNDIT

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave
14 Dhjetor, 2025

Bilanci i viktimave nga sulmi me armë zjarri në plazhin Bondi në Sidney të Australisë ka shkuar në 16. Siç...

Lexo më shumë

Punëtori humbi jetën në Paskuqan, arrestohet administratori i firmës nënkontraktore

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
14 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në zonën e Paskuqanit, në Tiranë, ku një punëtor ka humbur...

Lexo më shumë

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…
14 Dhjetor, 2025

Përgjigja e Edi Ramës nuk ka vonuar ndaj Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila reagoi pasi kryeministri tha në podcastin...

Lexo më shumë

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap
14 Dhjetor, 2025

Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar me një njoftim zyrtar sa i përket deklaratës së kryeministrit Edi Rama. Edi Rama...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com