Kryeministri Edi Rama në konferencën e zhvilluar sot në Beograd ka folur edhe për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën, vende të rajonit që nuk janë pjesë e “Ballkanit të Hapur”. Ai theksoi se kjo nismë nuk do të merret peng, ndërsa theksoi se këto vende nuk kanë arsye që refuzojnë pjesëmarrjen.
“Ballkani i Hapur nuk merret peng nga asnjë vend. Për të gjithë ata që bëjnë sikur se kuptojnë, ose nuk duan ta kuptojnë Ballkani i Hapur është i të gjithëve, nuk është vetëm i Shqipërisë, i Maqedonisë së Veriut, dhe Serbisë. Vendet që ecin më shpejt, mund ta bëjnë. I kam dëgjuar arsyet e të gjitha vendeve që nuk janë pjesë, më vjen keq por i konsideroj arsye të mosarsyes.”-tha Rama./Opinion.al