Është shoqëruar me debate të forta mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë. Ka qenë deputetja e PD-së, Albana Vokshi dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që janë “përplasur” me njëra-tjetrën.
Në momentin që Manastirliu po raportonte mbi numrin e qytetarëve që janë trajtuar nga paketa e rimbursimit, Vokshi i kërkoi një numër të saktë të mësuesve që kanë përfituar. Ajo akuzoi ministren se mësuesit nuk janë trajtuar si kategori e veçantë por janë paguar me 80% dhe jo 100% të pagës.
Debati:
Manastirliu: Më dëgjo tani se vetëm ti po keqkuptohesh këtu.
Vokshi: Jo unë po dua të qartësohem.
Manastirliu: Mjekët e familje se nuk japin terapi që nuk janë parashikuar në protokoll. Sipas terapive të përshkruara nga mjeku i familjes janë dhënë mbi 7500 receta.
Vokshi: Sa mësues janë prekur?
Manastirliu: Mësuesit janë qytetarë, ju nuk e dini sistemin e shëndetit publik ndaj jeni edhe e paqartë…
Vokshi: Sa rëndë që jeni, jeni shumë rëndë.
Manastirliu: Sa turp që kryetarja e Komisionit flet me kaq pa edukatë. Qytetarët nuk ju kanë votuar për të folur pa edukatë këtu.
Vokshi: Më thuaj zero mësues janë trajtuar? Ata janë heronj, po japin mësim në kushte të vështira. Më thuaj sa janë rimbursuar, pse paguhen me raport 80% dhe jo 100% dhe pse nuk janë rimbursuar?
Manastirliu: Unë po ju jap sa qytetarë janë trajtuar nga paketa e miratuar nga qeveria. Për profesionet e mbështetur nga paketa, po bëjmë një ndarje të të gjithë profesioneve duke qenë se mësuesit janë trajtuar në funksion të protokollit si të gjithë qytetarët
Vokshi: keni mashtruar kur keni thënë që janë kategori e veçantë, nuk i keni parë nuk jeni kujdesur
Manatsirliu: janë vaksinuar të parë si nuk janë kategori e veçantë. Si mendon që mund të flasësh kështu? Si ofendon mësuesit kështu?
Vokshi: Po si e paguan me 80% ti mësuesin e infektuar me COVID, nuk përballojnë dot asnjë kurë. Nuk e keni numrin e mësuesve të rimbursuar?
Manastirliu: Jo janë pjesë e paketës së plotë të të rimbursuarve.