Një 60-vjeçar është vetëplagosur këtë të shtunë me armë gjahu në këmbë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Mehaj të qytetit Koplik. 60-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Shtetasi N.B., 60 vjeç, banues në lagjen Mehaj të qytetit Koplik, ka shkuar për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Shkodër, pasi dyshohet se aksidentalisht në oborrin e banesës është vetëplagosur me armë gjahu në këmbë, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nga veprimet paraprake hetimore rezultoi se shtetasi N.B., e kishte me leje armën e gjahut./Opinion.al