Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Agjensitë e SHBA të zbulimit ndoshta nuk do e identifikojnë dot origjinën e COVID

2021/10/30 at 8:18 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Agjensitë e SHBA të zbulimit ndoshta nuk do e identifikojnë dot origjinën e COVID

Agjensitë amerikane të zbulimit thanë të premten se ndoshta nuk do të munden të identifikojnë origjinën e koronavirusit që shkakton sëmundjen COVID-19. Ato qarkulluan një version të ri më të detajuar të raportit të tyre ku shqyrtohet nëse koronavirusi u transmetua nga kafshët tek njeriu, apo nëse doli nga ndonjë laborator.

Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar (ODNI) thotë në një raport të çklasifikuar se origjina natyrore apo prejardhja nga një laborator janë të dyja hipoteza të mundshme se si SARS-COV-2 arriti të infektojë njerëzit.

Raporti hedh poshtë sugjerimet se koronavirusi mund të jetë përdorur si një armë biologjike, duke vënë në dukje se mbështetësit e kësaj teorie “nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë tek Instituti i Virologjisë në Wuhan” dhe se janë akuzuar për përhapje të dizinformimit.

Raporti i qarkulluar të premten është përditësim i një përmbledhjeje 90-ditore që administrata e Presidentit Joe Biden publikoi në muajin gusht, ndërsa po zhvillohej një betejë e fortë politike se sa duhej fajësuar Kina për efektet e pandemisë globale, në vend të qeverive që mund të mos kenë vepruar me shpejtësinë e duhur për të mbrojtur qytetarët e tyre.

COVID-19 përshkruhej shpesh si “virusi kinez” nga ish-Presidenti Donald Trump, i cili humbi fushatën për rizgjedhjeje ndërsa pandemia godiste ekonominë amerikane dhe shumë nga mbështetësit e tij.

Raporti i ODNI-së thotë se katër nga agjensitë amerikane të zbulimit dhe një grup pune me pjesëmarrjen e disa agjensive kanë “besim të ulët” në versionin se COVID-19 e pati origjinën tek një kafshë e infektuar ose një virus tjetër i ngjashëm.

Por njëra prej agjensive tha se ka “besim të moderuar” se infektimi i parë i një njeriu me COVID-19 ishte me shumë gjasa rezultat i një aksidenti në laborator, i lidhur ndoshta me ndonjë eksperimentim ose përfshirje të kafshëve në Institutin e Virologjisë në Wuhan.

Agjensitë amerikane të zbulimit mendojnë se nuk do të jenë në gjendje të japin një shpjegim më të qartë për origjinën e COVID-19ës pa ndonjë informacion të mëtejshëm që do të tregonte se virusi përshkroi një trajektore të caktuar nga kafshët për tek njerëzit, ose që laboratori në Wuhan po e menaxhonte këtë virus ose ndonjë virus të ngjashëm përpara se të shfaqej COVID-19ta.

Raporti thotë se agjensitë amerikane dhe komuniteti global shkencor nuk kanë “mostra klinike apo një botëkuptim të plotë të të dhënave epidemiologjike nga rastet më të hershme të COVID-19ës” dhe shton se do ta rishqyrtojnë këtë konkluzion nëse do të shfaqet ndonjë evidencë e mëtejshme.

Kina është përballur me kritika ndërkombëtare se nuk bashkëpunoi më mirë për hetimin e origjinës së COVID-it. Ambasada kineze në Uashington nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.

Etiketa: covid-19origjinashba

Ju sugjerojmë

Kina thirrje SHBA: Lironi menjëherë Maduron dhe gruan e tij
Bota

Kina thirrje SHBA: Lironi menjëherë Maduron dhe gruan e tij

4 Janar, 2026 10:23 am
Video/ Me shapka dhe shishe uji në dorë, momenti kur Maduro mbërrin në New York
Bota

Video/ Me shapka dhe shishe uji në dorë, momenti kur Maduro mbërrin në New York

4 Janar, 2026 10:11 am
Britania dhe Franca bombardojnë bunkerin nëntokësor të armëve të ISIS-it në Siri
Bota

Britania dhe Franca bombardojnë bunkerin nëntokësor të armëve të ISIS-it në Siri

4 Janar, 2026 10:07 am
Maduro dhe bashkëshortja e tij mbërrijnë në bazën ushtarake të Nju Jorkut
Bota

Maduro dhe bashkëshortja e tij mbërrijnë në bazën ushtarake të Nju Jorkut

3 Janar, 2026 11:13 pm
Auto-Skicë
Bota

Arrestimi i Maduros/ Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban të hënën mbledhje emergjente

3 Janar, 2026 10:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në rrugën Fier-Libofshë, plagosen dy persona

3 Janar, 2026 8:29 pm
Trump paralajmëron Kolumbinë dhe Kubën: Kini kujdes, po prodhohet shumë kokainë
Bota

Trump paralajmëron Kolumbinë dhe Kubën: Kini kujdes, po prodhohet shumë kokainë

3 Janar, 2026 8:26 pm
Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge
Bota

Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge

3 Janar, 2026 7:12 pm
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Arrestimi i Maduros, Trump: SHBA do të marrë në dorë sektorin e naftës

3 Janar, 2026 7:04 pm
Trump paralajmëron presidenten e Meksikës: Kartelët e drogës drejtojnë vendin tuaj
Bota

Trump paralajmëron presidenten e Meksikës: Kartelët e drogës drejtojnë vendin tuaj

3 Janar, 2026 6:58 pm
Para
Drejtori i OBSH-së: Mund të shfaqet një virus i ri, të përgatitemi

Drejtori i OBSH-së: Mund të shfaqet një virus i ri, të përgatitemi

Rregulla të reja për t’u pajisur me abone të përgjithshme në Tiranë

Rregulla të reja për t’u pajisur me abone të përgjithshme në Tiranë

Ndahet nga jeta bashkëshorti i katërt i Ivana Trump

Ndahet nga jeta bashkëshorti i katërt i Ivana Trump

TE FUNDIT

Kina thirrje SHBA: Lironi menjëherë Maduron dhe gruan e tij

Kina thirrje SHBA: Lironi menjëherë Maduron dhe gruan e tij
4 Janar, 2026

Kina i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të lirojnë “menjëherë” presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe...

Lexo më shumë

Video/ Me shapka dhe shishe uji në dorë, momenti kur Maduro mbërrin në New York

Video/ Me shapka dhe shishe uji në dorë, momenti kur Maduro mbërrin në New York
4 Janar, 2026

Mediat amerikane kanë publikuar pamje nga momenti kur Nocolas Maduro ka mbërritur në zyrat e DEA në New York. Në...

Lexo më shumë

Britania dhe Franca bombardojnë bunkerin nëntokësor të armëve të ISIS-it në Siri

Britania dhe Franca bombardojnë bunkerin nëntokësor të armëve të ISIS-it në Siri
4 Janar, 2026

Avionë luftarakë britanikë Typhoon dhe avionë francezë kanë kryer një sulm të përbashkët ndaj një depoje nëntokësore armësh të ISIS-it...

Lexo më shumë

Maduro dhe bashkëshortja e tij mbërrijnë në bazën ushtarake të Nju Jorkut

Maduro dhe bashkëshortja e tij mbërrijnë në bazën ushtarake të Nju Jorkut
3 Janar, 2026

Një avion që transportonte presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores, kanë mbërritur në Stewart Air...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com