Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje mbi dëmet e lëkundjeve të tërmetit në qarkun e Dibrës që janë regjistruar ditën e sotme.
Në një njoftim zyrtar bëhet me dije se 14 banesa janë dëmtuar pjesërisht dhe në strukturë nga tërmeti i orës 08:34 si më poshtë:
- 5 banesa në njësinë administrative Fushë-Bulqizë
- 3 banesa në njësinë administrative Ostren
3. 3 banesa në njësinë administrative Gjoric
4. 1 banesë në njësinë administrative Shupenzë
5. 1 banesë në njësinë administrative Bulqizë
6. 1 banesë në njësinë administrative Zerqan
Puna po vijon për të identifikuar të gjitha pasojat. Ndërsa nga lëkundjet e orës 12:23 me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter me epiqendër rreth njësisë Kastriot Dibër, 2 banesa të vjetra dhe të amortizuara, janë shoqëruar me çarje muresh./Opinion.al