Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edvin Kulluri shpall kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike

2021/10/29 at 12:04 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Edvin Kulluri shpall kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike

Edvin Kulluri ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike. Në një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kulluri thotë se e ka marrë këtë vendim sepse është i bindur që Kuvendi Kombëtar do ta fusë Partinë Demokratike në rrugën e rimëkëmbjes si alternativa më e mirë politike.


Kujtojmë se edhe Sali Berisha e ka shpallur kandidaturën e tij në një nga foltoret me demokratët, por kryetari aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar publikisht së nuk do të lejojë asnjë mbledhje forumi.

“Të dashur miq dhe veçanërisht anëtarë të Partisë Demokratike dhe delegatë të Kuvendit Kombëtar!

Pas shumë vitesh aktivitet politik dhe qëndrimesh që kam mbajtur sidomos gjatë kësaj krize të rëndë 4 vjeçare, vendosa që të kandidoj për kryetar i PDSH në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen!

I bindur se kam patur të drejtë për situatën e krijuar pas humbjeve dhe dështimeve të njëpasnjëshme, dhe po ashtu me besimin se Kuvendi Kombëtar do ta fusë PD në rrugën e rimëkëmbjes si alternativa më e mirë politike, mora këtë vendim të rëndësishëm!

Me mijëra demokratë kërkojnë reformimin e PD, bashkimin e saj dhe mbi të gjitha ringritjen e saj si një parti e djathtë qartësisht e ndryshme nga ajo e viteve të fundit!

Qëndrimet e palëkundura që kam mbajtur mbështetur në këto parime, më bëjnë të besoj se janë të shumtë demokratët dhe qytetarët që kërkojnë përfaqësim të mëtejshëm në garën për kreun e PD! Politika është “lufte” dhe jo “një betejë”, ndaj vendimi i shumicës së delegatëve të PD për të mbledhur Kuvendin meriton jo vetëm respektin e çdo anëtari, por edhe kontribut të kujtdo për të qenë pjese aktive e vendimmarrjes dhe garave që do të prodhojë ky eveniment madhor!

Ide dhe vlera pa përfaqësim nuk ka dhe nuk mund të ketë! Ndaj e kam mbështetur thirrjen e organit më të lartë vendimmarrës të Partisë Demokratike dhe besoj thellësisht se me kandidimin tim i shtoj përfaqësim shumë delegatëve dhe anëtarëve të PD që kanë patur të njëjtat qëndrime me të miat dhe kolegëve të tjerë gjatë 4 viteve të fundit!

Ashtu siç ky akt është rrjedhoje e të paktën 18 viteve të fundit aktivitet timin politik në PD!

Duke ju falenderuar për mbështetjen që kam patur në vite nga shumë prej jush, ju ftoj të ndiqni këtë sfidë për të cilën jam menduar gjatë me besimin se kam marrë një vendim të drejtë dhe të duhur!

Një PD që lufton për të drejtat themelore politike dhe ekonomike të individit, autonominë lokale si vlerë e patjetërsueshme e komuniteteve, familjen natyrore dhe vendos Shqipërinë mbi interesa të tjera është e vetmja PD për të cilën ja vlen të luftoj dhe përpiqem!

Për një PD të vërtetë dhe fituese përballë kundërshtarëve tanë, por mbi të gjitha si alternativa më e mirë qeverisëse për shqiptarët dhe miqtë e Shqipërisë!”-shkruan Kulluri.

Etiketa: Edvin Kullurikandidaturë pë kryetarPD


Ju sugjerojmë

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve
Bota

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

30 Dhjetor, 2025 10:41 pm
EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur
Kronikë

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

30 Dhjetor, 2025 9:39 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

30 Dhjetor, 2025 9:00 pm
Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi
Bota

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi

30 Dhjetor, 2025 7:49 pm
OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit
Aktualitet

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit

30 Dhjetor, 2025 6:06 pm
Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut
Bota

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut

30 Dhjetor, 2025 5:12 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i bën thirrje Hamasit të çarmatoset

30 Dhjetor, 2025 4:04 pm
Beyonce shpallet miliardere nga Forbes
InstaBIZ

Beyonce shpallet miliardere nga Forbes

30 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar
Bota

Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar

30 Dhjetor, 2025 2:43 pm
A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?
Bota

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

30 Dhjetor, 2025 2:41 pm
Para

Futet në banesë për të vjedhur, vritet shqiptari në Itali (Emri)

Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri

Sërish lëkundje tërmeti në Dibër, sa ishte magnituda

“Ne rrisim investimet ju rrisni humbjet”, Rama kritikon kryebashkiakët  
















TE FUNDIT

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve
30 Dhjetor, 2025

Një grabitje që duket si skenar filmi ka tronditur Gjermaninë në ditët e fundit të vitit 2025. Autorë ende të...

Lexo më shumë

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur
30 Dhjetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë, në prag të natës së ndërrimit të viteve, një vendim për dhënien...

Lexo më shumë

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
30 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Piskupat. Një 12-vjeçare nga ky fshat është përdhunuar brutalisht para 4 muajsh...

Lexo më shumë

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi
30 Dhjetor, 2025

Rusia publikoi një video të asaj që e quajti vendosje të sistemit të saj të raketave hipersonike Oreshnik me kapacitet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com