Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekspertët kërkojnë më shumë vaksinime të treta

2021/10/27 at 4:54 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekspertët kërkojnë më shumë vaksinime të treta

Siç pritej, rastet e koronavirusit në Gjermani do të rriten sërish në vjeshtë. Një vaksinim i tretë mund të parandalojë infektimet, por për momentin shumë pak mund të vaksinohen.

Sa më ftohtë të jetë jashtë, aq më shumë zakonisht qëndrojmë brenda. Dhe kështu virusi Corona mund të përhapet më lehtë në dhoma të mbyllura. Sipas Institutit Robert Koch (RKI), incidenca shtatëditore në fundjavë ishte sërish treshifrore dhe u rrit në rreth 110 të infektuar për 100.000 banorë. Vetëm një javë më parë incidenca ishte 74.4.

Për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të të infektuarve,ekspertët dhe politikanët kanë kërkuar edhe shtimin e numrit të personave që vaksinohen për herë të tretë, për të moshuarit dhe grupet e rrezikut. Vaksinimet e treta nevojiten urgjentisht për këto grupe të rrezikuara, thotë Dirk Heinrich, Kryetar Federal i Shoqatës së Mjekëve Virchow, për gazetën “Neue Osnabrücker Zeitung”.

Eugen Brysch, anëtar i bordit të Fondacionit Gjerman për Mbrojtjen e Pacientëve, u ankua gjithashtu për një “proces të ngadaltë” të vaksinimit. “Tani po na duket se ishte e gabuar heqja e qendrave të vaksinimit dhe ekipeve mobile për vaksinim”, tha ai.

Eksperti shëndetësor i SPD, Karl Lauterbach thotë se ka shumë punë për të bërë në mesin e qytetarëve të moshuar dhe bën thirrje për një zgjerim të konsiderueshëm të vaksinimeve të treta përforcuese. “Kur marrim parasysh numrit e rasteve në rritje,përfshirë edhe ato tek të moshuarit, një fushatë e re vaksinimi ,e vaksinat e treta në këtë grupmoshë është absolutisht e nevojshme”, tha Lauterbach për gazetat e grupit mediatik Funke.

Edhe liderja e të Majtës, Susanne Hennig-Wellsow mendon ngjashëm: Vaksinimet e treta tani duhet të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Numrat aktualë të Coronës janë “të tmerrshëm”, paralajmëroi ajo në një intervistë. Vaksinimi i tretë duhet të reklamohet në të njëjtën mënyrë si i pari dhe i dyti.

Sipas Ministrisë federale të Shëndetësisë, vetëm 1.6 milionë njerëz në Gjermani kanë marrë një vaksinë të tretë deri tani. Në Gjermani deri tani plotësisht janë vaksinuar 55.1 milionë njerëz, ose 66.2 përqind e popullsisë së përgjithshme. Sipas RKI, numri i pacientëve me koronavirus të pranuar në klinika për 100.000 banorë në shtatë ditë është aktualisht 2.77./ DW

Etiketa: covid-19Doza e treteekspertetVaksina

Ju sugjerojmë

Denoncimet për AKSHI, raportuesi i PE: Mos më pyesni për gjithçka që thotë Berisha
Aktualitet

Denoncimet për AKSHI, raportuesi i PE: Mos më pyesni për gjithçka që thotë Berisha

30 Janar, 2026 10:40 am
Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë
-Kulturë

Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë

30 Janar, 2026 10:27 am
Protesta e PD, raportuesi i PE: Demokracia me molotov nuk është e mirë
Aktualitet

Protesta e PD, raportuesi i PE: Demokracia me molotov nuk është e mirë

30 Janar, 2026 10:19 am
Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej
Bota

Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej

30 Janar, 2026 10:02 am
I dënuar me burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari
Kronikë

I dënuar me burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari

30 Janar, 2026 9:23 am
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Kërcënimi i Trump ndaj Kanadasë, heq certifikimin e avionëve dhe tarifa 50%

30 Janar, 2026 8:45 am
OBSH për virusin vdekjeprurës Nipah: Rreziku i përhapjes përtej Indisë është i ulët
Bota

OBSH për virusin vdekjeprurës Nipah: Rreziku i përhapjes përtej Indisë është i ulët

30 Janar, 2026 8:42 am
A është dollari i dobët rrezik për Europën?
Bota

A është dollari i dobët rrezik për Europën?

30 Janar, 2026 8:41 am
Virusi vdekjeprurës Nipah, çfarë është dhe pse po rriten kontrollet në aeroporte?
Bota

Virusi vdekjeprurës Nipah, çfarë është dhe pse po rriten kontrollet në aeroporte?

30 Janar, 2026 8:36 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit 30 janar 2026

30 Janar, 2026 8:35 am
Para
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e “Unionit të Noterëve”

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e “Unionit të Noterëve”

Përfshihen nga zjarri dy godina në plazhin e Durrësit

Përfshihen nga zjarri dy godina në plazhin e Durrësit

Komisioni këshillimor i FDA-së miraton injektimin e vaksinës Pfizer tek fëmijët

Komisioni këshillimor i FDA-së miraton injektimin e vaksinës Pfizer tek fëmijët

TE FUNDIT

Denoncimet për AKSHI, raportuesi i PE: Mos më pyesni për gjithçka që thotë Berisha

Denoncimet për AKSHI, raportuesi i PE: Mos më pyesni për gjithçka që thotë Berisha
30 Janar, 2026

Gjatë konferencës vjetore, raportuesi i PE për Shqipërinë Andreas Schieder foli për situatën politike në vend, integrimin europian dhe luftës...

Lexo më shumë

Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë

Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë
30 Janar, 2026

Nga Aurenc Bebja Gazeta e hungarezëve të Rumanisë “Ellenzék” ka botuar, me 3 korrik 1938, në faqen n°8, rrëfimin e udhëtimit...

Lexo më shumë

Protesta e PD, raportuesi i PE: Demokracia me molotov nuk është e mirë

Protesta e PD, raportuesi i PE: Demokracia me molotov nuk është e mirë
30 Janar, 2026

Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, mbajti një konferencë për shtyp në përfundim të misionit të tij...

Lexo më shumë

Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej

Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej
30 Janar, 2026

Teksa ushtria amerikane pret vetëm urdhrin, presidenti Donald Trump ende beson tek negociatat me Iranin. Kreu i Shtëpisë së Bardhë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com