Një situatë e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ku gjatë mbleedhjeve të Komisioneve Parlamentare është shkëputur energjia elektrike.
OSHEE ndërkohë raporton se situata ka ndodhur për shkak të një shkëndije të ndodhur në kabinën e vendosur pranë Kryesisë së Kuvendit.
“Për shkak të shkëndijës elektrike (duke shkaktuar zjarr), në kabinën private, OSHEE stakoi linjën që furnizon zonën përreth për masë sigurie. “Ndërkohë, manovruam duke rikthyer energjinë për zonën përmes linjës së dytë”, deklaron OSHEE.