Autoritetet po vijojnë hetimet dhe shoqërimet e personave që mund të kenë dijeni lidhur me vrasjen e biznesmenit Demir Backa në Fier.
‘News24’ raporton se në mesin e personave të kërkuar nga policia për tu pyetur është dhe Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja me të cilin mësohet se viktima ka pasur konflikte.
Policia ka shkuar në banesën e këtij të fundit për ta marrë në pyetje.
Ndërkohë bëhet me dije se familjarët kanë deklaruar për policinë se ai është me punë në kryeqytet. Policia i ka lënë një fletëthirrje që ai të paraqitet në polici për të treguar se ku ka qenë mbrëmjen e 23 tetorit, ndërsa ende nuk është paraqitur.
Demir Backa u vra mbrëmjen e së shtunës, 23 tetor teksa ndodhej në makinën e tij në parkingun e një qendre tregtare. Pas krimit autorët dogjën një automjet në dalë të Fierit. Policia ka shoqëruar deri tani disa persona, por ende nuk ka asnjë informacion për kapjen e autorëve./Opinion.al