Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Mekat të Vlorës.
Policia bën me dije se një person i identifikuar me inicialet G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, J. K, dhe më pas ka vrarë veten.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.