Autoritetet kanë nisur hetimet për helmimin e 35 personave në Krujë. Sipas informacioneve, gjatë dy ditëve kanë shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Krujës, rreth 35 persona të cilët dyshohet se janë helmuar dhe mes tyre ka pasur edhe fëmijë.
Lidhur më këto raste janë njoftuar organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të sqaruar këtë situatë. Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë.
Ndërkohë, grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e shkakut dhe sqarimin e rrethanave të këtyre rasteve./ Opinion.al