Partia Demokratike ka çuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e kuvendit për mosngritjen e komisionit hetimor parlamentar lidhur me vendimin e arbitrazhit për çështjen Becchetti. Nënkryetarja e PD Grida Duma tha se fatura prej 120 milionë eurosh që del si detyrim nga arbitrazhi nuk duhet paguar nga qytetarët shqiptarë.
“Çojmë në Gjykatën Kushtetuese ngritjen e komisionit hetimor të çështjes Becchetti. Ata treguan që nuk miratojnë një komision hetimor se është e qartë që ëshë çështje e humbur. Komisionet hetimore me 1 /4 e firmave të deputetëve mblidhjen dhe kjo është e mjaftushme për të legjitimuar komisinn hetimor. Për këtë çështje Rama ka frikë të hetojë sepse është përgjegjës për 120 milionë euro. Shkaktarë për këtë vendim është Rama dhe keqqeverisja sepse qeveria merr hak ndaj një mediaje, ndaj një investitori duke ndikuar edhetek tek gjykatat dhe vendimet që marrin. Kërkojmë që këtë kosto mos ta paguajnë qytetarët shqiptarë”, tha Duma./Opinion.al