Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nuk doja të vija më për fatkeqësi”,Leonora: Babai nuk më kërkoi në orët e fundit

2021/10/24 at 4:40 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nuk doja të vija më për fatkeqësi”,Leonora: Babai nuk më kërkoi në orët e fundit

E ardhur posaçërisht nga SHBA për t’i dhënë një mesazh nënës së saj gjatë emisionit “E Diela Shqiptare” në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”, Leonora rrëfen edhe fatkeqësitë që kanë rënë mbi familjen e saj gjatë kohës që ajo qëndronte përtej oqeanit.

Për shkak të tyre, ajo mori një vendim të fortë e të prerë, duke i kërkuar prindërve të mos e njoftonin më për to pasi ajo nuk mundej të përballonte më shumë. Pikërisht për këtë arsye, asaj i ka mbetur peng që në frymëmarrjet e fundit të jetës, babai i saj nuk e ka kërkuar.

Sot, e penduar, ajo ka ardhur t’i kërkojë falje nënës së saj publikisht.

Leonora: Prezenca ime është për t’i dhënë mamasë sime një mesazh, t’i kërkoj një falje sepse i kam lënduar prindërit e mi, për arsye, 5 vitet e kaluara kemi përjetuar vetëm fatkeqësi në familjen e prindërve të mi, të vëllezërve të mi.

Ardit Gjebrea: Që do të thotë?

Leonora: Që do të thotë para 5 vjetësh kam ardhur për nipin, djalin e vëllait për një operacion në kokë, i hoqën një tumor në moshën 20-vjeçare,  pas 8 muajsh ai humbi jetën. Kam ardhur përsëri dhe e kam gjetur 2 orët e fundit kur ishte ai tubacioni për 72 orë dhe 2 orët e fundit vëllai im kishte shpresë, por doktorët i thanë “duhet t’ia heqim tubin dhe duhet ta merni fëmijën”. Ishte një dhimbje shumë e madhe për vëllain, e përjetuam këtë dhimbje të madhe. Ndenja 10 ditë, ika përsëri, pastaj në 2019 pas 2 viteve e gjysmë, vëllai im humb jetën me infarkt në zemër, I cili kishte humbur djalin e tij 2 vite e gjysmë më parë.

Ardit Gjebrea: 2 fatkeqësi në të njëjtën familje.

Leonora: Në të njëjtën familje. Nisem urgjentisht, bashkë me djalin, më shoqëron djali. “Mami nuk të lë vetëm” sepse djali vëllezërve të mi i thërret “daja” me plot gojë, “nëna”, “gjyshi”, është shumë i respektuar dhe i dashur, dhe më ka shoqëruar ai, e di vetë sesi më ka sjellë për vdekjen e vëllait. Erdhëm nuk gjeta asgjë, vetëm një shuk me dhe, dhe para se të ikja përsëri iu thashë prindërve të mi, “Mos më prisni për raste të tilla, nuk vij më në Shqipëri, e kam zemrën plagë, do vij vetëm kur të martohet Suela, vajza e vëllait”. Mirëpo para 3 muajsh humba dhe babin. Babi nuk më kërkoi, të thoshte “vajza hajde se jam në orët e fundit” sepse e dinte vendimin tim.

Ardit Gjebrea: Nuk të kërkoi?

Leonora: Nuk më kërkoi. E dinte vendimin tim.

Ardit Gjebrea: Që ti nuk doje të vije më për fatkeqësi.

Leonora: Po.

Ardit Gjebrea: Dhe nuk të thanë gjë?

Leonora: Nuk më thanë gjë.

Ardit Gjebrea: Askush?

Leonora: Askush.

Leonora: Ditën që vdiq ishte ora 5 e 30 e mëngjesit këtu dhe 8 e 30 e darkës në Las Vegas edhe më telefonon mbesa e më thotë gjyshin e humbëm. U ndjeva shumë keq Ardit, u ndjeva shumë, shumë keq. Sepse unë i kisha lënduar prindërit e mi që nuk do vij më t‘ju shikoj, do vij vetëm kur të martohet mbesa, dhe prandaj i bëj thirrje nënës sime që të më falë publikisht. Sepse jam penduar për këtë fjalë.

Ardit Gjebrea: Pra ti ke 2 vjet pa ardhur në Shqipëri?

Leonora: Po. Afër 2 vjet.

Ardit Gjebrea: Dhe ke 2 vjet që se ke parë mamanë.

Leonora: Nuk e kam parë.

Ardit Gjebrea: Tek babi shkove?

Leonora: Jo. Pas emisionit do shkoj direkt te babi, te vëllai, te nipi, dhe pastaj do shkoj atje, tek shtrati i babit tim./ Tv Klan

Etiketa: e diela shqiptareLeonora

Ju sugjerojmë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Para
Arrestohen 7 drejtues mjetesh, pezullohen 31 leje drejtimi

Arrestohen 7 drejtues mjetesh, pezullohen 31 leje drejtimi

Australi/  Lëvizje e lirë për qytetarët në Melburn pas gati nëntë muajsh izolim

Australi/ Lëvizje e lirë për qytetarët në Melburn pas gati nëntë muajsh izolim

Kriza e energjisë, eksperti: Rritja e çmimeve do ndikojë indirekt tek qytetarët

Kriza e energjisë, eksperti: Rritja e çmimeve do ndikojë indirekt tek qytetarët

TE FUNDIT

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
7 Qershor, 2025

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat? Disa ditë më parë,...

Lexo më shumë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
7 Qershor, 2025

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e një konsullate në qytetin e Korçës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri maqedonas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com