Një person është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi në lokalin ku punonte kushte aktivitet të lojërave të fatit. Ndërkohë, autoritetet bëjnë me dije se pronari i lokalit është shpallur në kërkim.
I arrestuari është identifikuar me inicialet E. X, 47 vjeç , ndërsa pronari i lokalit është shtetasit B. H, 36 vjeç.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtarinë e kunderligjshme të ushtrimit të aktivitetit në fushën e lojërave të fatit, me ane të aplikacioneve në aparatet celulare, tableta, kompjutera si dhe duke përshtatur ambiente për lojëra fati.
Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë sekuestruan 4 makineri për vendosjen e xhetonave, një shumë e konsiderueshme parash, disa kompjutera dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara,”Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara,” “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh”.