Policia Pikës së Kalimit Kufitar në Morinë ka ndaluar një 35-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania.
Mësohet se i ndaluari është identifikuar me inicialet D. P., banues në Podgoricë. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky 35-vjeçari ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden Gjermani pasi Gjykata Laufen ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të 35-vjeçarit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë./Opinion.al