Pas shpalljes “non grata” të dy diplomatëve rusë nga ana e Republikës së Kosovës, ka reaguar ambasada ruse në Serbi.
Në reagimin e ambasadës ruse theksohet se nuk e njeh vendimin e Kosovës, pasi nuk e njeh pavarësinë e saj dhe për rrejdhojë vendimi nuk ka fuqi ligjore.
“Ne nuk e njohim pavarësinë e Kosovës dhe në përputhje me rrethanat, qeverinë rajonale dhe strukturat e tjera. Për ne asnjë vendim i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore”, thuhet në reagimin e Ambasadës ruse të Serbisë.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani njoftoi ditën e djeshme shpalljen “non grata” të dy diplomatëve rus, të cilët kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë.
“Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rusë persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligj zbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij”, -thuhet në njoftimin e presidentes./ Opinion.al