Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ka filluar vala e katërt e COVID-19? Paralajmërohet rritja e infektimeve

2021/10/23 at 9:09 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ka filluar vala e katërt e COVID-19? Paralajmërohet rritja e infektimeve

Instituti Robert Koch (RKI) paralajmëron mundësinë e fillimit të valës së katërt të pandemisë. RKI i referohet gjendjes në pavionet e kujdesit intensiv në spitale dhe numrit të infektimeve në rritje.


“Mund të pritet që numri i infektimeve gjatë muajve të vjeshtës dhe të dimrit të rritet”, shkruan Instituti Robert Koch (RKI) në raportin e tij të ri javor mbi pandeminë. RKI raporton se të premten (22.10) janë regjistruar 19.572 infektime të reja brenda një dite. Kjo është 8.054 raste më shumë se një javë më parë. Incidenca javore rritet në 95.1 nga 85.6, sa ishte një ditë më parë. Shifra tregon se sa njerëz për 100.000 banorë janë infektuar me koronavirus në shtatë ditët e fundit. Edhe mjekët e mjekësisë intensive japin alarmin për shkak të mungesës së infermierëve.

4000 shtretër më pak

Shoqata Ndërdisiplinore Gjermane për Kujdesin Intensiv dhe Mjekësinë Emergjente (Divi) njoftoi se “mund të pritet një kufizim i dukshëm në kujdesin ndaj popullatës” në periudhën e ardhshme. Aktualisht janë në përdorim 22.207 shtretër të kujdesit intensiv, ndërsa në fillim të vitit ishin 2.475. Muajt ​​e fundit ka pasur një përkeqësim të gjendjes që ka rezultuar me largimin e infermierëve të rregullt, njofton Divi. “Një valë e parashikueshme e rëndë e vjeshtës dhe dimrit” me shumë pacientë me COVID-19, por edhe sëmundjet e tjera infektive të organeve të frymëmarrjes, si gripi, mund të krijojë për mjekësinë intensive në Gjermani një gjendje të papërballueshme, citohet të ketë thënë Stefan Kluge, drejtor i Klinikës për Mjekësinë e Kujdesit Intensiv, gjatë një prezantimi në Qendrën Mjekësore Universitare Hamburg-Eppendorf.

“Vala e katërt tashmë ka filluar dhe vazhdon të rritet me shpejtësi”, shkroi eksperti i Divi, Christian Karagiannidis në Twitter. Ekziston ende një korelacion shumë i ngushtë midis incidencës dhe rasteve të reja në njësitë e kujdesit intensiv. Sipas Regjistrit të Kujdesit Intensiv Divi, numri i pacientëve me COVID-19 atje tani është rritur në rreth 1.540.

Sërish më shumë raste nëpër shtëpitë e kujdesit për të moshuarit

Sipas raportit të RKI, gjithnjë e më shumë shpërthime të infektimeve janë vërejtur në objektet mjekësore por edhe në shtëpitë e të moshuarve. Për herë të parë që nga java 3 – 9 maj, incidenca shtatë-ditore tek njerëzit e moshës mbi 90 vjeç është rritur javën e kaluar në mbi 50 të infektuar në 100.000. Në deklaratë thuhet se infektimet janë zvogluar dukshëm pas vaksinimeve, por ndër të infektuarit ka edhe të vaksinuar. Të moshuarit janë veçanërisht të rrezikuar nga infektime të tilla, sepse ato mund të jenë edhe me fatalitete.

Sipas RKI, “pritet” që në të ardhmen të ketë më shumë të infektuar tek personat e vaksinuar plotësisht, sepse po “shtohen gjasat e kontakteve të personave të vaksinuar me këtë virus”.

Por RKI pohon se infektimet me pasoja të rënda janë shumë të rralla tek njerëzit e vaksinuar. Ka dhe shumë njerëz që janë vaksinuar vetëm me Johnson & Johnson. Njerëzit që kanë marrë këtë vaksinë rekomandohen nga Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit, pavarësisht moshës, të marrin edhe një dozë shtesë të vaksinës mRNA.

Në raportin e RKI thuhet se incidenca dukshëm më të larta se të moshuarit janë regjistruar tek grupmoshat më të reja, kur shkalla e vaksinimit është më e ulët. Në rastin e fëmijëve dhe adoleshentëve nga mosha dhjetë deri në 14 vjeç, javën e kaluar kishte 182 të infektuar për 100.000 banorë. Por rastet janë shtuar edhe tek personat e moshës së mesme (35 deri në 44)./ DW

Etiketa: covid-19RKI


Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 10:10 pm
Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 9:56 pm
Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Auto-Skicë
Bota

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

22 Qershor, 2025 8:37 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

22 Qershor, 2025 8:16 pm
Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
Sport

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

22 Qershor, 2025 7:32 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake
Kronikë

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake

22 Qershor, 2025 6:24 pm
Para
4 zakone mëngjesi që janë të mira për shëndetin tuaj

4 zakone mëngjesi që janë të mira për shëndetin tuaj

Tensionet në veri me Serbinë, Peleshi-homologëve të NATO: Kosova ka drejtë

Tensionet në veri me Serbinë, Peleshi-homologëve të NATO: Kosova ka drejtë

Samiti i fundit i BE-së për “makinën e kompromisit“ Angela Merkel

Samiti i fundit i BE-së për "makinën e kompromisit“ Angela Merkel
















TE FUNDIT

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

Auto-Skicë
22 Qershor, 2025

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund të...

Lexo më shumë

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
22 Qershor, 2025

Mbrojtja ajrore është aktivizuar në qytetet iraniane, si Teheran, Tabrizin veriperëndimor dhe Yazdin qendror. Kjo për shkak se IDF, Forcat...

Lexo më shumë

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
22 Qershor, 2025

Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën t’i bashkoheshin ofensivës së Izraelit dhe të godisnin objektet bërthamore iraniane, sekretari amerikan i mbrojtjes,...

Lexo më shumë

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
22 Qershor, 2025

Sinjale radio misterioze janë perceptuar në Antarktidë. Një eksperiment i kryer nga një fluturim 40 km mbi kontinentin e bardhë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com