Komisioni Hetimor Parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit është mbyllur me bojktin e opozitës, që është larguar nga mbledhja.
Në një dalje për mediat, kryetari i komisionit Enkelej Alibeaj tha se largimi ishte pjesë e një strategjie për të penguar zhvillimin e hetimit.
“Befasisht u çuan dhe u larguan të gjithë anëtarët e PS. Duket që kjo është strategji e menduar prej tyre për të bërë të pamundur veprimtarinë e mbledhjes së komisionit, ju e dini që komisioni mblidhet kur ka kuorumin. Dy ishin propozimet e palës tjetër që nuk u ra dakord. Drejtimi i komisionit, ligji e ka të qartë që komisioni drejtohet nga kryetari. Propozimi tjetër ishte me i rëndë. Bëhet fjalë për një çështje që ka qenë debat, por që është zgjdihur 10 vite më parë. Bëhet fjalë për të drejtën e çdo anëtari për të kërkuar marrjen e provave dhe që kjo e drejtë pranohet pa votim. Është e drejtë e çdo anëtari të thërrasë dëshmitarët, të kërkojë dokumenta, të thërrasë ekspertë. E derjta për të hetuar. Kërkesa nga zoti Naço ishte që kërkesa për të thirrur për të dëshmuar ministra apo Kryeministrin, t’i nënshtrohej votimit. E para kjo është kundër ligjit dhe e dyta kjo do të thoshte që çcdo kërkesë e deputetëve të opozitës për të hetuar do të rrëzohej nga ata që janë shumicë, me forcën e kartonëve të atyre që janë nën akuzë”, tha Alibeaj./Opiniona.al