Një ditë më parë PD dorëzoi në Kuvend amedamente kushtetuese për reformën territoriale, zgjedhore dhe vettingun e qytetarëve.
Lidhur me këto amendamente, ka folur nga selia blu kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj, ku theksoi se në propozimet e PD përfshihet vota preferenciale për kandidatët për deputetë Rushaj gjithashtu theksoi se është propozuar krijimi i Komisionit me të gjitha palët .
“Ndryshimet që janë depozituar kanë të bëjnë me një ligj të kushtetutës që përmblidhen nga një mbledhjen e përbashkët. Agjenda jonë është e pavarur nga ajo e PS-së, ne mendojmë që duhet të shtyjmë përpara prioritetet e shqiptarëve. Prioritetet tona kanë të bëjnë më votën e lirë, reformën territoriale dhe me korrupsioni si edhe pastërtinë e figurës së politikanit shqiptar”,- tha Rushaj./Opinion.al