Mbi 150 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Indi dhe Nepali. Gjithashtu, autoritetet bëjnë me dije se dhjetëra persona janë zhdukur.
Departamenti Meteorologjik në Indi ngriti alarmin për përkeqësim të motit duke parashikuar reshje të mëdha në vend.
Si pasojë e përkeqësimit të motit autoritetet urdhëruan mbylljen e shkollave, ndërsa ndaluan të gjitha aktivitetet në vend. Kujtojmë se në 2018 rreth 500 persona humbën jetën për shkak të përmbytjeve.