Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE dhe SHBA në një deklaratë: Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Europian  

2021/10/20 at 3:21 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
BE dhe SHBA në një deklaratë: Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Europian  

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të forcojnë më tej angazhimin e tyre për Ballkanin Perëndimor, në mbështetje të përparimit të rajonit drejt integrimit evropian, thuhet në një deklaratë të përbashkët të Uashingtonit dhe Brukselit, që pason takimin e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken me Përfaqësuesin e Lartë të BE për Politikën e Jashtme Josep Borrell.

Ballkani Perëndimor, thekson deklarata, i përket Bashkimit Evropian dhe bën thirrje që bisedimet e antarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë pa vonesë.

Uashingtoni dhe Brukseli shprehin mbështetje të fortë për procesin e zgjerimit. Anëtarësimi në BE, një përparësi e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, thuhet më tej në deklaratë, do t’i ndihmojë këto vende të konsolidojnë institucionet demokratike, të mbrojnë të drejtat themelore dhe të zbatojnë shtetin ligjor.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, thuhet në deklaratë, mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli si mekanizmin kryesor për të arritur një zgjidhje për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Uashingtoni dhe Brukseli u bëjnë thirrje Serbisë dhe Kosovës të shmangin tensionet, si ato që u vunë re kohët e fundit në veri të Kosovës, që rrezikojnë stabilitetin.

Deklarata shpreh mbështetje për angazhimin e Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, si dhe dënon si të papranueshme dhunën ndaj civilëve, gazetarëve, policisë ose autoriteteve.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropan shprehin mbështetje të fortë për integritetin territorial të Bosnje Hercegovinës, për përpjekjet për reforma elektorale dhe kushtetore, si dhe për ruajtjen e funksionalitetit të institucioneve shtetërore në këtë vend.

Deklarata i bën thirrje forcave politike në Mal të Zi të bashkëpunojnë për të ruajtur orientimin strategjik të vendit duke pasqyruar dëshirat e popullit për të realizuar reformat e duhura, që shpresat për anëtarësim në BE të bëhen realitet./VOA

Ju sugjerojmë

Vlora Marina/Nga vizioni në realitet, punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027
Aktualitet

Vlora Marina/Nga vizioni në realitet, punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027

4 Nëntor, 2025 12:59 pm
Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit
Aktualitet

Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit

4 Nëntor, 2025 12:49 pm
“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Kryesore

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn, Rama: Kryebashkiaku i burgosur….

4 Nëntor, 2025 12:09 pm
Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…
Aktualitet

Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…

4 Nëntor, 2025 11:57 am
Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama
Kryesore

Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama

4 Nëntor, 2025 10:18 am
Rama zbulon shifrat, sa do të rriten pensionet nga janari
Aktualitet

Rama zbulon shifrat, sa do të rriten pensionet nga janari

4 Nëntor, 2025 10:01 am
Hiqej si drejtor policie, si u zbulua 20-vjeçari që u jepte urdhra edhe policëve
Kronikë

Hiqej si drejtor policie, si u zbulua 20-vjeçari që u jepte urdhra edhe policëve

4 Nëntor, 2025 9:55 am
Rama ndan pamje nga kantieri në Shkodër: Ndërhyrje dinjitoze që transformon zonën
Aktualitet

Rama ndan pamje nga kantieri në Shkodër: Ndërhyrje dinjitoze që transformon zonën

4 Nëntor, 2025 9:17 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 4 nëntor 2025

4 Nëntor, 2025 8:24 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 4 nëntor 2025

4 Nëntor, 2025 7:23 am
Para
Kosovë/ 20 raste të reja me COVID-19, vetëm një viktimë

Kosovë/ 14 raste të infektimeve me Covid, asnjë viktimë

Mazhoranca bojkoton komisionin hetimor, Bardhi: Opozitën nuk e pengojnë dot

Mazhoranca bojkoton komisionin hetimor, Bardhi: Opozitën nuk e pengojnë dot

Operacioni në Lezhë, Nano: Disa punonjës nuk mund ta prishin imazhin e Policisë

Operacioni në Lezhë, Nano: Disa punonjës nuk mund ta prishin imazhin e Policisë

TE FUNDIT

Lëvizte me armë në brez, arrestohet 33-vjeçari në Lushnjë

Lëvizte me armë në brez, arrestohet 33-vjeçari në Lushnjë
4 Nëntor, 2025

Policia ka arrestuar një shtetas që lëvizte me armë zjarri me vete, në qytetin e Lushnjës. Blutë lokalizuan dhe kapën...

Lexo më shumë

Vlora Marina/Nga vizioni në realitet, punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027

Vlora Marina/Nga vizioni në realitet, punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027
4 Nëntor, 2025

Punimet për ndërtimin e Vlora Marina kanë hyrë në një fazë vendimtare, duke shënuar hapa konkretë drejt realizimit të një...

Lexo më shumë

Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit

Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit
4 Nëntor, 2025

Komisioni Europian ka publikuar raportin më të fundit për progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke vlerësuar se...

Lexo më shumë

Kërcënon Trump: Po votuat Mamdanin do të shkurtoj fondet për Nju Jorkun

Kërcënon Trump: Po votuat Mamdanin do të shkurtoj fondet për Nju Jorkun
4 Nëntor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump mbështeti publikisht Andrew Cuomo në garën për kryebashkiak të Nju Jorkut, duke u bërë thirrje votuesve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com