Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar 2 persona, ka proceduar penalisht 11 të tjerë si dhe ka shpallur në kërkim 3 qytetarë për vjedhje të energjisë elektrike.
Konkretisht, autoritetet bëjnë me dije se në Elbasan janë arrestuar shtetasit Z. I. dhe T. B.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë proceduar penalisht 8 shtetas: M. Th., K. Th., L. L., G. L., B. B., B. A., D. N. dhe G. Gj., banues në Shkodër.
Në Tiranë është procedua penalisht shtetasi O. K, ndërkohë janë shpallur në kërkim B. Sh. dhe R. B.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. L. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim shtetasin N. S.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë është proceduar penalisht shtetasi Gj. N., banues në Tropojë./Opinion.al