5 qytetarët e javës së kaluar në Norvegji nuk u vranë me hark e me shigjetë. Në një deklaratë për mediat inspektori i policisë Per Thomas Omholt tha se “Në një moment ai hodhi ose humbi harkun dhe shigjetat e tij“.
Ai deklaroi se gjatë sulmit në qytetin e vogël Kongsberg i dyshuari vrau “pesë persona me një objekt të mprehtë megjithëse nuk specifikoi llojin e armëve të ftohta “.
Gjatë marrjes në pyetje nga policia, i dyshuari Espen Andersen Brathen ka pranuar pesë vrasjet dhe plagosjen e tre të tjerëve.
Ai po mbahet në një institucion mjekësor në pritje të një vlerësimi psikiatrik pasi dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. 37-vjeçari nisi duke sulmuar pranë një supermarketi në Norvegji klientë dhe kalimtarë të rastësishëm. Akti mori fund pas gjysmë ore, me ndërhyrjen e policisë që detyroi autorin të dorëzohej.
Ky sulm ishte më i rëndi pas atij të ekstremistit të djathtë Anders Breivik që vrau 77 persona në ishullin Utoja në Korrik 2011.