Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj si rrallë herë ka ndarë me publikun një nga shqetësimet që ka patur me shëndetin.
Teksa jemi ne muajin Tetori rozë, i cili është edhe muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, ajo ka treguar se pas lindjes së vajzës dhe pasi mbaroi procesin e gjidhënies kuptoi se diçka nuk po shkonte mirë me trupin e saj.
Më tej ajo thotë se pas ekzaminimeve kuptoi se gjithçka ishte në rregull.
“Dua të rrëfej një histori të vogël dhe të them se të gjitha jemi të barabarta në këtë luftë. Askush nuk përjashtohet, kushdo qofsh. Pas lindjes së vajzës, dhe pasi mbaroi procesi i gjidhënies, kuptova që kishte diçka që nuk shkonte me trupin tim.
Më është dashur ta mbaj këtë gjë brenda vetës për dy muaj rresht, një frikë shumë e madhe nuk më lejonte ta ndaja me të tjerët këtë gjë, por më vriste edhe shumë ndërgjegjia që po bëja shumë gabim. E ndaj këtë gjë me Besin dhe ai menjëherë më dërgoi tek mjeku dhe falë Zotit gjithçka ishte në rregull, ishin thjesht disa ciste që i dalin nënave pas gjidhënies”, ka treguar Xhensila.
View this post on Instagram