Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë ditën e sotme gjatë një konflikti në qytetin e Bajram-Currit.
Mësohet se gjatë konfliktit 53 vjeçari i identifikuar ma inicialet B. M., banues në fshatin Dragobi, ka qëlluar me thikë të riun P. M., banues në fshatin Gri.
I plagosuri ndodhet në Spitalin e Tropojës nën kujdesin e personelit mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.